TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi31 Mars 2023, 10:57

83% e shqiptarëve duan të largohen, ministrja e Ekonomisë: Rritja ekonomike në 2022 ishte përtej pritshmërive

Shkruar nga Pamfleti
83% e shqiptarëve duan të largohen, ministrja e Ekonomisë: Rritja
Ministrja e Financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj duket se nuk do të shoh realitetin në terren dhe në deklaratat për mediat lexon vetëm dokumete që i printojnë.

Ditën e sotme ajo tha rritja ekonomike në vitin 2022 ishte përtej pritshmërive.

Ibrahimaj u shpreh se rritja me 4,84 për qind për 2022 i atribuohet kryesisht sektorëve të tillë si ndërtimi dhe turizmi.

“Sektorët e lidhur drejtpërdrejt me turizmin u rritën me 10.12% krahasuar me 2021, ndërsa qarkullimi me ato industri të lidhura drejtpërdrejt me turizmin kanë pasur një rritje prej rreth 40%. Në vitin 2022, hynë 7.5 milionë shtetas të huaj, në krahasim me 5.7 që ishte një vit më parë. Nëse e krahasojmë me vitin 2019, kemi një rritje me 1 milionë shtetas të huaj”, tha Ibrahimaj.

Borxhi publik në fund të 2021 ishte 74%, tha ministrja, ndërsa në vitin 2022 ulja e borxhit ishte me 10% me 64.6%.

Ndërkohë duke filluar nga java e ardhshme do të hidhet për konsultim publik ligji për hapjen e basteve online.

‘Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. ligji do të kalojë për konsultim publik, do të ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj.’- tha Ibrahimaj.

E pyetur në lidhje me amnistinë fiskale, ministrja tha se po punohet dhe se ligji do të vijë i mire konsultuar.

‘Të mos bëjmë veprime të nxituara. Do marrim kohën e nevojshme.’- u shpreh ministrja.

 

Lini një Përgjigje