Tranzicioni demografik vit pas viti po e ndryshon popullsinë e vendit në favor të moshave të vjetra, teksa numri i të rinjve po bie nga rënia e lindjeve.
INSTAT ka përllogaritur se në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve.
Për këtë ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete gjatë një konferencë me gazetarët, tha se do të shihet skems e pensioneve.
"Zhvillimet demografike janë ndër arsyet që informojnë qasjen që duhet të kemi tashmë për një vlerësim të dytë pas një dekade lidhur me skemën e pensioneve. Duke pritur rezultatet e Cencusit të INSTAT do të kemi më tepër informacion për të marrë parasysh vlerësimin e skemës së pensionit dhe shtyllës së mbrojtjes sociale."
Por çfarë plani ka qeveria?
“Zhvillimet demografike janë ndër ato arsye që informojmë edhe qasjen që duhet të kemi për një vlerësim të dytë pas një dekade lidhur me skemën e pensioneve.
Duke pritur edhe rezultatet e censusit do të kemi më shumë informacion për ta marrë parasysh skemën e pensioneve dhe shtyllat e mbrojtjes sociale” ministri Ervin Mete.
Lini një Përgjigje