TAGS-AT E JAVËS

Editorial17 Tetor 2024, 09:40

Propaganda bajate e Edi Ramës; shënjestra, vetëm votuesit e PS-së

Shkruar nga Pamfleti

 

Propaganda bajate e Edi Ramës; shënjestra, vetëm votuesit e
Edi Rama /

Rama i drejtohet elektoratit të majtë, pasi po sheh në çdo sondazh se ka gërryerje të madhe brenda të ashtuquajturës armatë 800 mijëshe...

Shumë kush bajalldiset me propagandën pa yndyrë dhe pa kripë të qeverisë që rrjedh lumë në faqet sociale të Bablokut.

Siç ishte ajo e ministres së Shëndetësisë, që i bënte bujë qendrave shëndetësore në vendet e pushimit. Një tollumbace e shfryrë, pasi përveç ambulancave ku ka qytete apo qendra të banuara të stabilizuara, qendrat ambulante të verës janë thjesht prpagandë.

Në këto qendra shëndetësore ka pasur vetëm mjekë ‘part- time’, e pushuesit, kryesisht problemet me fëmijët e vegjël i zgjidhnin duke shkuar në spitalet e qyteteve.

As 30% e shërbimeve nuk janë marrë në këto qendra, dhe efikasiteti është larg realitetit.

Por si me shëndetësinë, propaganda bëhet pa fre në të gjitha aspektet, ku edhe jashqitja bëhet mjaltë, e i thohet ‘marshalla’. Si gallata e Rrugës së Arbërit, e cila është kthyer në legjendën e Rozafës.

E gjithë kjo propagandë, që duket shumë hapur, ka hasur dhe has në rrjete dhe në publik një ballajdisje të madhe.

Jo vetëm nga votuesit e opozitës, apo ata që nuk e duan, madje e urrejnë Edi Ramën, por edhe elektorati gri nuk e duron dot këtë lloj propagande.

Kjo duket ashiqare dhe e di mirë Edi Rama, i cili politikën e bën në baza shkencore, ku sondon opinionin në mënyrë periodike.

Por Rama, në këtë propagandë trushplarëse nuk i drejtohet larg qoftë opozitarëve, por as elektoratit gri.

Rama i drejtohet elektoratit të majtë, pasi po sheh në çdo sondazh se ka gërryerje të madhe brenda të ashtuquajturës armatë 800 mijëshe.

Deri më sot, përveç trushplarjes propandistike, Rama ka tentuar me disa emërime, ulje zëri, shkelje syri apo lëvizje, që të tregohej njeriu që është i domosdoshëm për qendrën politike.

Nuk se e ka braktisur këtë pjesë, edhe nga Luksemburgu atë u mundua të joshë, por problem i madh i PS-së është toka që po i ‘rrëshet nën këmbët’ e së majtës shqiptare.

E cila ka shumë mundësi që të mos dalë në zjedhje, ose edhe të votojë një subjekt të ri. Megjithatë, ajo që pritet është mosdalja. Patronazhistët që shkojnë pallat më pallat kanë gjetur dyer të mbyllura apo edhe përplasje në fytyrë nga familjet historikisht votuese të Partisë Socialiste. Kjo po ndodh, ndaj edhe Edi Rama e di se jemi në fillimin e fundit./Pamfleti

edi rama propaganda bajate elektorati i majtë

Lini një Përgjigje