
Shefja e opozitës italiane, kreu i Partisë Demokratike Elly Shlein, ka deklaruar dje se plani Rama-Meloni nuk është gjë tjetër veçse një harxhim i 200 milionë eurove kot, kur mund të shkonin për komunitetin.
Ka disa ditë që mediat kryesore të Italisë, por edhe opozita e vendit fqinj, po denoncojnë marrëveshjen Rama-Meloni si një aferë të padobishme që gëlltit miliona euro e nuk dihet ku shkojnë. Dje anija ushtarake ‘Libra’, ka sjellë nga Kampedusa, pra nga ujërat siçiliane, vetëm 16 emigrantë nga Afrika.
Një numër qesharak që nuk justifikon as bujën e madhe, as fondet, as administratën, por as edhe kontratat me kompanitë private italiane.
Emisioni epik tashmë, “Report” i Sigrfrido Ianuçit ka bërë gati një investigim, ku bën të ditur se kompanitë e përfshira në menaxhimin e kampit të Gjadrit, janë thjesht klientë të afërt të qeverisë së Giorgia Melonit, e ku ka një paqartësi se ku shkojnë paratë.
Shefja e opozitës italiane, kreu i Partisë Demokratike Elly Shlein, ka deklaruar dje se plani Rama-Meloni nuk është gjë tjetër veçse një harxhim i 200 milionë eurove kot, kur mund të shkonin për komunitetin.
Një raport i hartuar nga një komision parlamentar në Itali, ka arritur që të zbulojë edhe zëra konkretë të abuzimit, dhe shpenzimeve që duken më shumë se të pajustifikuara.
Për shembull, në materialin e senatorëve italianë, theksohet se 1700 euro shkon shifra e taksur vetëm për harxhimin telefonik të një drejtuesi, kur vetëm përdorimi i internetit me maksimumi 20 euro në muaj, krijon mundësinë për një komunikim pa limit.
Por edhe sikur një kartë sim apo ofertë në kompanitë telefonike italiane të merrej me 150 giga bit, ajo kushton 9.90 euro. Ndërkaq çdo zë është një abuzim i vërtetë.
Ja një shpjegim i tyre
1700 euro në muaj telefoni i një drejtuesi.
9.90 euro është karta SIM me 150 GB në muaj në Itali.
Me kë do flas Ky Drejtues me Globin….
Apo Lideri Global ka direktiva Globale?
Një avokat 500 euro dita.
Një perkthyes 500 euro dita.
1100 euro pastrimi i 5 kapanoneve në ditë.
33.330 në muaj, 400.000 euro në vit.
120 euro fjetja për nje natë.
250 euro bileta vajtje ardhje avionë
Me 70 euro sot është bileta Romë- Tiranë, vajtje ardhje.
Qiraja e tragetit 13.5 milionë euro pêr tre muaj Qira.
13.5 milionë euro kushton një traget ta blesh.
Rroga e Magjistrateve ata të provës jo ata të karrierës 76057 euro.
Këto zëra janë thjesht vetëm ‘maja e ajsbergut’ të një afere që do të furnizojë me fonde evropiane menaxhimin e kampit për disa vite.
Por investigimi i ‘Report’, ka zbuluar se kompania që menaxhon ka një nam të keq në Romë, madje e përmendur edhe nga prokuroria për skandalin e quajtur “Mafia Kapitale” mund të sjellë dyshime edhe më të mëdha.
E kjo për faktin se rreziku është që një pjesë e menaxhimit të kampit do të shërbejnë për të furnizuar klientët e Edi Ramës në zonën e Lezhës për të favorizuar zgjedhjet e ardhshme. Kështu, nënkontraktorët e punëve publike dhe shërbimeve ndihmëse, ka dyshime se do të jenë para të paguara për agjentë e klientë qeveritarë./Pamfleti
Lini një Përgjigje