Kushdo ka vjedhur, sot duhet të japë llogari...
Hajduti Ilir Beqja tashmë është numër burgu, krye hajduti Edi Rama, është thjesht një ‘gur’ në qafë të Charles McGonigal. Dy të parët i kanë të numëruar ditët dhe të çelura dosjet, i treti të ngatërruara ditët dhe të dhj*ra dosjet.
Ky Goni i FBI-së, është për bërë edhe tabelë qitjeje, edhe uturak jashtëqitjeje.
U bë viktimë e pasurive të vjedhura shqiptarëve, u josh derisa ja futën kokën në atë koshin e peshqve, që ambasadori Donald Lu e kishte thurur me thupra shelgu, për të zënë mafiozët e racave të tjera, si shqiptarë, rus, kinez, arab e gjithfarë soj sorollopi që sillet ujërave të korrupsionit ballkanik.
Po tjetër dëshira e mirë e tjetër mundësia e keqe.
Si nofkë të keqe për zagarët, fshatarët kanë filluar të përdorin pseudonimet Goni, Likja, Kimetja, Olsi, Pjeshka, Zeni, luleshtrydhja, i gjati, etj.
Kaq kanë në dorë fshatarët këtej, të bëjnë humor e lajm për zyrtarët e diplomatët, që ngjan se janë bashkë e ndajnë plaçkën e vjedhur.
Ky lajm i bardhë ka nxire ca realitete laramane.
Charli i FBI-së e ka eklipsuar humorin e Çarli Çaplinit, ku 4 Klanet Mafioze bëjnë kërdinë mbi pasuritë tona dhe ambasada amerikane këtu në Tiranë fshihet poshtë karrigeve, se mos ha ndonjë grusht nga spektatorët me shije pikante artistike dhe anadollake agresive.
Grushtet qofshin bekuar, por viktimat kanë mbushur xhepat me gurë dhe duan fundin e tragjedisë, pranga për Ilir Beqjan, Mc Gonigalin, Edi Ramen, Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, Fatmir Mediun, Olta Xheçkën, Erion Veliajn, Frida Krifcën, Monika Kryemadhin e gjithë sagën e krimit.
Gurët në rrotat e demokracisë, lekët e vjedhur dhe lotët e viktimave, janë monumenti “Gur Lek Lot”.
Zëri i medias mafioze ky është, Guri Lekloti.
Janë ngatërruar pronat dhe liritë e shqiptarëve gjithandej në Amerikë, Rusi, Kinë, Arabi e Parajsa Fiskale nëpër këtë lojë fjalësh, që do e zbërthejmë si gjilpërën çatalle të mbërthyer në poshtërsitë idiote të tre dekadave të fundit, deri në fund të ujërave ku ushqehen peshqit.
Çdo hapësirë e mafes dhe çdo izolim i medias së lirë, buron nga përkushtimi i shfrenuar i epsheve për pasurim.
Se është kaq i pasur Ilir Beqja me kompani, nuk ka shanse të mos i dorëzohet SPAK-u presionit mbarë shqiptar, për t’i çuar thjeshtë përpara drejtësisë, këtë e këta.
Maskarada gjeniale e gjenive të mafies, nuk është kod i pa deshifrueshëm agjenturash, por një fjalë-kryq i thjeshtë fshatarësh.
As e sotmja, as e nesërmja, nuk janë dje.
Kushdo ka vjedhur, sot duhet të japë llogari.
Ilir Beqja nuk është më shumë se numër burgu dhe Edi Rama asgjë më tepër se një ‘gur’ në qafë te FBI-së!
Gjetiu nuk mund ta rrotullojmë rulotën e fatit për sot, se kot po na takson Olsi me ndonjë bandë me shkopinj bejsbolli, për thashethemet e fshatarëve që përtypin informacionin në vend të bukës që ju vodhën këta./Pamfleti
Lini një Përgjigje