Prej kohësh, Rama ka folur hapur si një politikan që ka kritikuar perëndimin, por këtë radhë duket se është renditur në listen e njerëzve që ka punuar kundër interesave të SHBA. Ndaj dhe amerikanët nuk e konsiderojnë më aleat.
Mediat pranë Edi Ramës e komentuan vendimin e prokurorisë së Nju Jorkut për të ndaluar rrjedhjen e informacioneve nga procesi MCgonigal, si një favor për kryeministrin shqiptar. Por në fakt është çështja shumë më e komplikuar se kaq.
Kjo pasi dokumentet e prokurorisë së Nju Jorkut shkojnë më tej në hetimin e të ashtuquajturëve “personi A” dhe “personi B”, i cili në këtë rast është Dorian Duçka. Që është njeriu i kontaktit në Tiranë për disa konsorciume kineze në Shqipëri. Dorian Duçka pas lidhjeve me kryeministrin Edi Rama, ofroi mundësinë që Shqipëria të ishte një parajsë kineze.
E që në fakt ndodhi, sot që flasim kompania më e madhe e naftës në vend është në pronësi kineze, ndërkohë që aeroporti i Rinasit, me shtysën e qeverisë shqiptare u ble nga kinezët prej gjermanëve, dhe vetëm nga ndikimi amerikan është sot në duart e investitorit shqiptar. Por më shumë se kaq, kinezët ishin gati të merrnin portin e Durrësit, së bashku me hapësirat e Spitallës si port i thatë, që atëherë u shit fort në media. E ku njerëzit e kompanisë kineze që kishin Duçkën përfaqësuees jo vetëm dilnin në foto për ditë me Olsi Ramën, por edhe financuan ekspozitat e Edi Ramës në Hong Kong.
Kinezët nuk u ndalën vetëm me kaq, ata morën përsipër edhe ndërtimin e Rrugës së Arbrit, nëpërmjet një kredie që ishte e tmerrshme, faturën e të cilës e mori në dorë Koço Kokëdhima, atëherë Pashai i Jugut.
Shkurt, kinezët po merrnin në dorë të gjithë industrinë shqiptare, çka u konsiderua një skandal nga amerikanët, të cilët e kanë ndaluar më mënyrë të menjehrshme.
Hapi i parë ndodhi me largimin e Koço Kokëdhimës nga deputet i PS-së, nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më pas ndalimi i financimit të një rrugë që është edhe jetike për Maqedoninë e Veriut. Të gjitha këto zhvillime janë pjesë e një beteje të madhe të viteve 2016-2017, ku siç dalin edhe tani faktet, ka pasur peshën e tij shefi i FBI-së për kundërzbulimin.
Po pse Edi Rama u largua nga lidhja e afërt e tij me kinezët?
Sepse atij i ka ardhur një mesazh nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së i Donald Trump, Rex Tillerson, i cili i ka shpërndarë vendeve aleate strategjinë e qeverisë së SHBA, që e shikon Kinën si armikun direkt të Amerikës. E kjo nuk ishte thjesht një memo opinion, por një vendim i prerë, për të cilin SHBA kërkonte zbatimin.
Por kapitulli kinez nuk se u mbyll, pasi siç dihet ata blenë Bankersin, të cilin e zotërojnë edhe sot e kësaj dite, blenë TIA-n, kompaninë që menaxhonte aeroportin e Rinasit.
Megjithatë, lidhja nuk mbaron këtu. Në mesin e pandemisë së Covid 19, Edi Rama mori vaksinën kineze Sinovax për ta përdorur në Shqipëri. Nuk e mori drejtëpërdrejtë, por kompania kineze kishte të drejtën e kontratës së tij jashtë vendeve ku lejoi prodhimin siç ishte në këtë rast Turqia. Kontrata për Sinovax, mësohet se ishte marrë nga Kina, siç edhe vaksina ruse që erdhi nga Emiratet e Bashkuara, që lejen e mori nga Moska. Shqipëria ishte i vetmi vend i NATO-s që siguroi kontrata ruso-kineze për vaksinën, edhe pse mori paralajmërimet nga Perëndimi. Dhe në fund, Shqipëria arriti të plotësojë nevojat me vaksinat e prodhuara në Perëndim si Astrazeneca apo Pfizer. Megjithatë negociatat e Edi Ramës me kinezët janë të shkruara në një raport të hollësishëm në SHBA, e cila nisi hetimet e thelluara. E duket se këto hetime kanë nxjerrë fakte të bujshmee që nuk flasin vetëm për konflikt të interesit, pra lidhje të kryeministrit shqiptar e njerëzve e të afërt të tij me ekomanitë kineze, por me transaksione që shkojnë përtej një konflikti interesi. Ndaj dosja Mcgonigal është shpërthyese, pasi mund të nxjerrë në dritë një marrëdhënie që në thelb është shmangie e ligjit shqiptar, aleatëve dhe që përbën një devijim i hapur i interesave strategjike.
Prej kohësh Rama ka folur hapur si një politikan që ka kritikuar perëndimin, por këtë radhë duket se është renditur në listen e njerëzve që ka punuar kundër interesave të SHBA. Ndaj dhe amerikanët nuk e konsiderojnë më aleat. Kjo është e sigurtë. Thjesht pritet vendimi!/Pamfleti
Lini një Përgjigje