TAGS-AT E JAVËS

Editorial 5 Shkurt 2025, 14:34

Efekti ‘Grenell’ në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

 

Efekti ‘Grenell’ në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Albin Kurti dhe Richard Grenell /

Sipas të gjitha gjasave, mesazhin në X e ka shpërndarë pasi i është kërkuar nga lobistë që përkrahin partitë opozitarë të Kosovës. Lobistë, që “rastësisht” janë kryqëzuar edhe me ata të Aleksandar Vuçiçit, i cili e ka Richard Grenellin kryelobistin e tij në Uashington.

Richard Grenell nuk e ka marrë postin e pritshëm në aministratën Trump, edhe pse është në rrethin e njerëzve të afërt të tij.

Grenell, nuk është as Sekretar Shteti, as Sekretar Mbrojtjeje, dhe as ambasador. Ai vijon të ketë influence, por jo pushtet në Shtëpinë e Bardhë. Shkurt nuk ka të drejtë firme. Megjithatë, siç e tha Trump gjatë nënshkrimit të dekretit për pozicionin e Grenell, Presidenti po e përgatit atë si senator ose Guvernator në Kaliforni, ku republikanët kanë probleme të mëdha me qarqet liberale.

Grenell, megjithatë ndezi zjarrin e konfliktit në Kosovë, me një koment të tij kundër Albin Kurtit. Komente që në të vërtetë nuk dhanë ndonjë panoramë të re, opinioni i tij dihej mbi qeverinë aktuale dhe liderin e Vetëvendosjes.

Qëndrimi zyrtar i qeverisë së re të SHBA mbi Kosovën, apo edhe mni vetë Albin Kurtin, do të bëhet e ditur padyshim nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, apo edhe nga ambasaori i SHBA në Prishtinë.

Nuk është i ri fakti se si Departamenti i Shtetit, ashtu edhe ambasadori Hovenier i ka marrëdhëniet e vështira me Kurtin.

Sepse kryeministri i Kosovës është një politikan që nuk i zbaton këshillat apo urdhërat që vijnë nga jashtë, por ndjek qënrimin e tij.

Por për të parë se si do ta trajtojë administrata e re këtë qëndrim të Kurtit, do të duhet të presim ose një deklaratë zyrtare të kreut të DASH, ose edhe nga vetë Donald Trump.

Nëse analizohet natyra e Trump, ai ka treguar se pëlqen apo punon më mirë me ata politikan që kanë “këllqe”, pra kanë qëndrimin e tyre dhe pranojnë të negocojnë nga një pozicion i fortë.

Ndërkohë, një politikan që pranon shabllon urdhrat nga lart, nuk ka nevojë as për negociata e as për negociatorë.

Tani Grenell që ka bërë një postim kundër Kurtit pak para zgjedhjeve, duket qartë se nuk ka pasur qëllim tjetër veçse të ndihmojë forcat politike që janë kundër Albin Kurtit.

Por, të gjitha gjasat janë që ‘cicërima’ e Richard Grenell, nuk do të ndikojë për të dobësuar Albin Kurtin e Vetëvendosjen, përkundrazi. Sepse të gjithë ata votues që ja kanë dhënë votën Albin Kurtit 4 vjet më parë, e bënë këtë pikërisht kur Richard Grenell ishte kryeshef i shërbimeve sekrete të SHBA dhe të bënte gjëmën me një firmë.

Ndërkohë sot, Grenell nuk ka as zyrë, as firmë, as buxhet e as staf. Ai është një lobist shëtitës për të çuar mesazhet e Trump ku ka kriza në botë.

Sipas të gjitha gjasave, mesazhin në X e ka shpërndarë pasi i është kërkuar nga lobistë që përkrahin partitë opozitarë të Kosovës. Lobistë, që “rastësisht” janë kryqëzuar edhe me ata të Aleksandar Vuçiçit, i cili e ka Richard Grenellin kryelobistin e tij në Uashington.

Me gjithë ato para që ka marrë nga Beogradi, Grenell nuk po ja del dot të ndihmojë Vuçiçin dhe shokët e tij të afërt, me të cilët harbohet në festa të shpeshta në Beograd. Ndërsa nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia se ai mesazh i Grenell është një shantazh ekonomik për të marrë atë që ka kërkuar prej kohësh, Hotel ‘Grandi’-n e Prishtinës. Megjithatë, këtu kemi të bëjmë dhe me një  performancë të keqe diplomatike të Kurtit, ministres së tij të paaftë dhe ambasadorëve idhujtarë e militantë. Albin Kurti dhe Kosova, nuk mund t’ia lejojnë vehtes një acarim të marrëdhënieve me SHBA dhe aleatët Perëndimorë. E për këtë atyre ju duhet të përgatisin një program si të rregullohen marrëdhëniet. Kjo jo për t’i bërë qejfin Grenellit dhe suitës së tij, por Kosovës.

Grenell, edhe pse mund të mos ketë sot një post zyrtar në administratë, i ka të gjitha mundësitë për të ndikuar te Donald Trump dhe Sekretari Rubio. Pasi është pjesë e rrethit të parë të njerëzve të rëndësishëm. Nëse Serbia e ka bërë për vete Richard Grenellin, kjo është e mirë për Beogradin, ndaj Prishtina duhet të nxitojë ta gjejë një pozicion lobimi në paradhomën e Trump. Në mos me Grenellin që ja ka djegur Vuçiç, me një tjetër, i cili së paku do t’i frynte në vesh Trump e Rubios, një mendim alternativ./Pamfleti

grenell zgjedhjet në kosovë albin kurti 9 shkurti

Lini një Përgjigje

Editorial