
Shpërbërja e parlamentit mund jetë kushti për të mos e lodhur veten në qeverisje, dhe për të qenë në gjendje që të mendohet në mënyrë të arsyeshme përmbysja e tendencës, sipas së cilës gjatë Republikës së dytë, asnjë kryeministër nuk ka i fituar dy herë zgjedhjet politike të njëpasnjëshme...
“Pyetja që Giorgia Meloni duhet t’i bëjë vetes, është ajo e kohës së saj dhe të kundërshtarëve, pra të kapjes së momentit. Sot ajo është e fortë, sulmi i magjistratëve ndaj akteve te qeverisë së saj, ia ka rritur mbështetjen.
E majta mbetet e përçarë, e djathta është e bashkuar. Dhe italianët e kuptuan këtë gjë. Nuk ka krizë qeveritare, por një krizë të sistemit, dhe atë e krijuan magjistratët”. Kështu përfundon editoriali i Mario Sechi, që përpara se të drejtonte të përditshmen “Libero” ishte drejtor i komunikimit me publikun i qeverisë italiane.
Prandaj lind hipoteza e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për të kuptuar se si arritëm deri këtu, le të përpiqemi të depërtojmë brenda kokës së Giorgia Melonit. Ashtu siç pritej, kryeministria, “nëna e të gjithëve reformave”, ka përfunduar në një rrugë pa krye.
Nga të tre flamujt reformatorë që duhej të valëviteshin, duke e karakterizuar këtë legjislaturë, në këmbë ka mbetur vetëm një: ndarja e karrierës së gjyqtarëve hetues dhe atyre që japin vendime. Ky ishte flamuri i Forza Italia, por Giorgia Meloni e ka përvetësuar.
Dhe duke e bërë këtë, ka marrë parasysh reagimin e furishëm të organeve të drejtësisë së organizuar, siç i kishte ndodhur tashmë Silvio Berlusconit, Clemente Mastellas dhe Matteo Renzit. Me apo pa të drejtë, lajmi për ndjekjen e saj penale, së bashku me ministrat Carlo Nordio dhe Matteo Piantedosi dhe zv/ministrin Alfredo Mantovano, duhet të lexohet si akti i parë i këtij sulmi.
I pari, por sigurisht jo i fundit. Sipas shumë melonianëve, prapa urdhër-arrestit për lirimin e libianit Osama Almasri, fshihet Gjermania e cila synon të dobësojë pozicionin e Italinë në Evropë.
Apo edhe Franca, e cila synon dobësimin e aleancës midis qeverisë italiane dhe asaj të Tripolit në Libi, që është kundër fraksionit të udhëhequr në Bengazi nga gjenerali Khalifa Haftar, që mban raporte të ngushta me Parisin.
Sipas kësaj skeme konspirative, veprimi i prokurorit të Romës, Francesco Lo Voi, që padyshim nuk do të çojë në fillimin e një procesi për favorizim dhe korrupsion, ka pasur për qëllim dëmtimin e imazhit ndërkombëtar i kryeministres italiane dhe qeverisë së saj, por edhe krijimin e kushteve që hetimet e mëtejshme ta destabilizojnë me patjetër qeverinë.
Për cilat hetime bëhet fjalë? Besohet gjerësisht, se nën hetim do të përfundojë se shpejti edhe Arianna Meloni, motra e kryeministres. Dhe kjo për 2 arsye. Së pari, sepse duke pasur parasysh lidhjen shumë të ngushtë me Georgian, ta godasësh atë do të ishte si të godisje vetë kryeministren.
Dhe përse? Arianna nuk është deputete në parlament, prandaj nuk e gëzon disa garanci që i mbijetuan reformës së pakuptimtë të nenit 68 të Kushtetutës italiane. Po çfarë do të ndodhte nëse Arianna Meloni, do të kishte këto garanci ndaj fillimit të hetimeve për shitje të ndikimit apo shkelje të ngjashme?
Shumë njerëz parashikojnë se do të ndodhë kështu. Kjo edhe sepse të dhëna të tjera politike, rekomandojnë shpërbërjen e hershme të parlamentit: ekonomia është në ngërç, trazirat sociale janë të destinuara të rriten, flukset e emigrantëve ilegalë kanë rifilluar të rriten.
Ndërkohë rivali brenda koaliconit Matteo Salvini, është në kulmin e dobësisë së tij elektorale, dhe partitë opozitare janë për momentin dukshëm të paafta për të përfaqësuar një qeveri alternative të besueshme.
Pra, shpërbërja e parlamentit mund jetë kushti për të mos e lodhur veten në qeverisje, dhe për të qenë në gjendje që të mendohet në mënyrë të arsyeshme përmbysja e tendencës, sipas së cilës gjatë Republikës së dytë, asnjë kryeministër nuk ka fituar dy herë palë zgjedhjet politike të njëpasnjëshme.
Fakti që midis partive të qendrës së djathtë ka nisur papritmas diskutimi për një ligj të ri zgjedhor (proporcional, dhe me një bonus të fortë për shumicën), konsiderohen si të shenja vendimtare për ata që dyshojnë se Meloni po tundohet që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Një hipotezë, e cila është paradoksale në disa aspekte. Sepse nëse teoria e konspiracionit të gjyqësorit kundër qeverisë do të kishte vërtet bazë, atëherë arsyetimi më logjik mund të ishte ndërprerja e hershme e kësaj legjislature për të parandaluar miratimin përfundimtar të ligjit kushtetues për ndarjen e karrierës së magjistratëve. Paradoksi është se për të reaguar ndaj kësaj lëvizje, Giorgia Meloni do të diktonte edhe rezultatin e saj politik./Pamfleti nga “Huffington Post Italia”
Lini një Përgjigje