TAGS-AT E JAVËS

Editorial 2 Maj 2026, 10:45

Dy muaj nga mashtrimi i madh i luftës me Iranin

Shkruar nga Gjergj Zefi
Dy muaj nga mashtrimi i madh i luftës me Iranin
2 mars, në Teheran, Iran. (Majid Saeedi/Getty Images). /

Premtimet për një fitore të shpejtë u përplasën me realitetin e një konflikti të zgjatur, pa fitues dhe me pasoja globale në rritje...

Dy muaj më parë, në një klimë të mbushur me retorikë triumfaliste dhe skenarë të shpejtë fitoreje, artikulova një tezë që atëherë dukej kundër rrymës: ideja se një përballje me Iranin nuk mund të ishte e shkurtër, as e pastër, dhe aq më pak e fitueshme në kuptimin klasik të fjalës.

Sot, zhvillimet në terren dhe analizat e mediave ndërkombëtare, po e konfirmojnë pikë për pikë atë që atëherë konsiderohej si një paralajmërim i zymtë.

Realiteti ka rrëzuar narrativën e “goditjes kirurgjikale”. Një shtet si Irani, me një arkitekturë të ndërlikuar pushteti dhe me mekanizma të konsoliduar rezistence, nuk është objekt i një operacioni të shpejtë ushtarak që prodhon kapitullim politik.

Përkundrazi, çdo presion i jashtëm ka tendencën të ngurtësojë strukturat e brendshme dhe të rrisë kohezionin rreth elitave drejtuese. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh: jo një regjim në rënie, por një sistem që përshtatet dhe reziston.

Në anën tjetër, llogaritjet strategjike të Shtetet e Bashkuara po rezultojnë më komplekse sesa parashikimet fillestare. Objektivat e shpallura mbeten të paartikuluara në rezultate konkrete, ndërsa kostoja politike dhe ekonomike po rritet në mënyrë progresive.

Lufta nuk ka prodhuar një moment vendimtar; ajo është shndërruar në një proces konsumues, ku koha punon kundër pritshmërive të një fitoreje të shpejtë. Ky është paradoksi klasik i ndërhyrjeve moderne: superioriteti ushtarak nuk përkthehet automatikisht në avantazh strategjik.

Ndërkohë, efekti domino në sistemin ndërkombëtar ka qenë i menjëhershëm. Ngushtica e Hormuzit, arteria jetike e energjisë globale, është kthyer në një pikë presioni që tejkalon kufijtë e konfliktit.

Çmimet e energjisë, pasiguria në tregje dhe fragmentimi i qëndrimeve perëndimore dëshmojnë se kjo nuk është një luftë rajonale, por një krizë me rezonancë globale. Europa shfaqet e paunifikuar, ndërsa aktorë të tjerë përfitojnë nga vakuumi i krijuar.

Në këtë kuadër, ideja e ndryshimit të regjimit del edhe një herë si një konstrukt teorik më shumë sesa një objektiv i realizueshëm. Historia e ndërhyrjeve të mëparshme ka treguar se rrëzimi i një strukture politike në Lindjen e Mesme nuk prodhon domosdoshmërisht stabilitet; shpesh, prodhon të kundërtën. Sot, mungesa e një strategjie të qartë daljeje e bën këtë konflikt jo vetëm të vështirë për t’u fituar, por edhe të rrezikshëm për t’u përfunduar.

Në thelb, ajo që po shohim është përplasja mes perceptimit dhe realitetit. Perceptimi i një lufte të kontrollueshme, të kufizuar dhe të fitueshme shpejt po zëvendësohet nga realiteti i një përballjeje të zgjatur, të kushtueshme dhe pa fitues të qartë. Dhe pikërisht këtu qëndron thelbi i gabimit fillestar: nënvlerësimi i kundërshtarit dhe mbivlerësimi i instrumenteve të forcës.

Pasojat ekonomike dhe presionet politike janë të drejtpërdrejta, ndërsa nevoja për pozicionim diplomatik bëhet më e ndërlikuar në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Në fund, ky konflikt po dëshmon një të vërtetë të vjetër të gjeopolitikës: luftërat më të rrezikshme nuk janë ato që shpërthejnë papritur, por ato që nisin me bindjen e gabuar se do të mbarojnë shpejt./Pamfleti

mashtrimi i madh lufta me iranin

9 Komente

  1. Z
    Zani Burimi

    Lufterat tashme nuk mbarojne shpejt, por mund te zgjasin me vite te tera, sic ka ndodhur ne Kore, ne Vietnam, ne Afganistan etj. Ky Trump-i a thua se nuk i ka pare vete keto luftera. Qenka nje byk qe do te tregohet si perandor.

    1. T
      Thana

      Pavarësisht nga zgjatja dhe rritja e cmimit të energjisë, etj, nga kjo luftë Irani do të ndryshojë. Ai nuk do të jetë më një fuqi që synon të zhdukë Izraelin si shtet dhe as të nxisë e të drejtojë terrorizmin. Lufta do të përfundojë me forcimin e botës së lirë demokratike dhe dobësimin e pushteteve diktatoriale autokratike.

      1. L
        Laeo

        Ça thua mo me këto parrulla

        1. D
          Dulla

          Po ne "c'na duhet izraeli?

          1. T
            Toni

            Cfar përralla po shkruan ? Qenke ndikuar nga mashtrimi i i mediave

            1. T
              Tetovar

              Gabim e ke. Irani do dale me i forte se kurre, do behet fuqi regjionale e pakontestuar. Shtetet fqinje sdo jene kurre me si kane qene. Sa per terorizmin Israeli eshte shteti me terorist dhe gjenocidal ne bote.

            2. A
              A

              Rroftë PPSH, rroftë Shoku Enver, rroftë kllasa punëtore. Ps. Ç'mund të presësh nga dikush qe quhet Thanë

              1. A
                A

                Se harrova, rroftë Netanjahu dhe Zionizmi

                1. l
                  leli

                  po.pse nuk thoni se kjo.jet nuk esht.me e mir se kohet.kan ndryshuar..jo kohet jam njelloj jan njerezit.qe.ndryshojn

                  Lini një Përgjigje

                  Editorial