Gaza shndërrohet në laborator gjeopolitik, ndërsa liderët; nga fuqitë e mëdha te periferia politike, rreshtohen në borde pa legjitimitet, në një paqe të dizajnuar larg viktimave dhe jashtë përgjegjësisë morale…
Quhet “Board of Peace”, por në thelb është një bord pushteti, i ngritur mbi rrënojat e Rripi të Gazës dhe mbi heshtjen e viktimave. Një tryezë elegante ku paqja shitet si produkt politik, ndërsa legjitimiteti blihet me donacione dhe ftesa selektive. Gaza nuk po rindërtohet si shoqëri; po administrohet si projekt. Dhe kur paqja trajtohet si projekt, zakonisht dështon.
Në këtë skemë, “bordi” shfaqet si zëvendësim i diplomacisë klasike, si bypass i institucioneve shumëpalëshe, si një menaxhim nga lart-poshtë që i heq palestinezëve të drejtën elementare për të vendosur mbi fatin e tyre. Pa zgjedhje, pa përfaqësim real, pa përgjegjësi politike ndaj atyre që kanë paguar çmimin më të lartë. Ky nuk është tranzicion; është protektorat i ambalazhuar.
Më problematike është normalizimi i kësaj qasjeje nga liderë që e shesin veten si progresistë, por rreshtohen pa kushte në bordet e improvizuara të fuqive të mëdha. Edhe Edi Rama, sipas burimeve diplomatike, është përfshirë në këtë orbitë; si anëtar apo i ftuar politik, pak rëndësi ka. Mesazhi është i qartë: pjesëmarrja vlen më shumë se parimi, fotografia më shumë se përmbajtja. Shqipëria, që historikisht ka folur për të drejtën ndërkombëtare dhe multilateralizmin, rrezikon të kthehet figurante në një shfaqje ku paqja është skenografi.
Kjo nuk është diplomaci e guximshme; është konformizëm oportunist. Një bord pa palestinezë në krye, pa mandat popullor, pa kornizë të qartë ligjore ndërkombëtare, nuk ndërton paqe, ndërton varësi. Dhe kur varësia quhet stabilitet, kriza thjesht shtyhet për nesër.
“Board of Peace” nuk është zgjidhje; është simptomë. Simptomë e një rendi ku konfliktet menaxhohen, jo zgjidhen; ku liderët mblidhen, por përgjegjësia shpërndahet; ku Gaza trajtohet si terren prove dhe jo si shoqëri me dinjitet. Historia ka qenë e pamëshirshme me këto eksperimente. Dhe do të jetë sërish./Pamfleti
Ne kete bord merr pjese dhe Putin e Lukashenko mjafton qe te paguajne nga nje milion dollare per bordin provizor ose nga nje miliarde dollare per bordin e perhershem.
Ky është Donald Tramp, Presidenti i 47 i SHBA. Dhe ai tjetri, nuk është vetëm një njeri(Benjamin Netanjahu). Pas një emri qëndron: sionizmi izraelit. Supremacia e një populli të zgjedhur nga I Plotëfuqishmi". Mbi mite, të cilat duhet të rivitalizuar, mbi gjakun e popujve të tjerë. Si mendoni Ju Z.Zefi ! A nuk është përpjekja mbinjërëzore e Donald Tramp për ta "menazhuar konfliktin" një gjysëm zgjidhje e leverdishme për të dyja palët në konflikt? Ftesa për krijimin e "Bordit të Paqes" është një lëvizje për ti vënë në provë partnerët, për zgjidhje të konfliktit Izraelito-Palestinez me paqe apo me luftë. I pari që hodhi vickla ishte Izraeli. I dyti Toni Bler i Anglezëve, të cilët e kanë një kunjë me SHBA që kur i përzuri nga Uashingtoni për në ishull.
Për z. DEMA Urtësia është rë heshtësh kur ske për të thënë gjë Konfuci
Për A.B. Unë identifikohem me emër dhe mbiemër real. Për koinçidencë me këtë identitet nuk ka një të dytë në Shqipëri me këtë identitet. Nuk ke pse i referohesh urtësisë dhe filozofisë së Konfucit sepse siç pranohet: çdo krahasim çalon, edhe çdo urtësi dhe vetpërmajtje që rrjedh nga mësimet e filozofëve dhe mëndjeve të ndritura, nuk respektohet në çdo rast, jemi në një kontekst tjetër. Unë nuk jam dele. As patronazhist. As 'milingon dhe as mizë elektronike. Kam një analizë për marrëdhënirt ndërkombëtare dhe i ndjek ato edhe me interes, pasi çdo zhvillim për mire(paqe) apo për keq(luftë)ndikon mbi familjen time, mbi vëndin tim dhe mbi popujt e botës.Ju më këshilloni që të sillem si dele. Ja po bije ndakort. Por me një kusht. Që unë mos tëj be,be,be siç blegërijnë delet , rekomandoi Kryeministrit të bëj të njohur publikisht, me emër, mbiemër, me firmë e me vulë dhe me post, qëndrimin e tij ndaj ftesës së Donald Tramp për:"menazhimin e konfliktit në Gaza". Midis SHBA dhe Izraelit unë zgjedh SHBA. Midis qëndrimit të Donald Tramp dhe Netanjahut, unë mbështes qasjen Trumpiste.