TAGS-AT E JAVËS

Editorial17 Janar 2026, 13:38

Ka bërë gati ndryshimin e gjysmës së qeverisë; pse po heziton Edi Rama?

Shkruar nga Pamfleti

Ka bërë gati ndryshimin e gjysmës së qeverisë; pse po

Edi Rama ka gati ndryshimin e gjysmës së qeverisë, por po e shtyn për shkak të presionit nga SPAK, vendimit të Kushtetueses dhe kërkesave të drejtpërdrejta të ndërkombëtarëve. Hezitimi tregon se lëvizjet e ardhshme lidhen më shumë me mbijetesën politike sesa me reformim real të qeverisë...

Kabineti që emëroi Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ishte plani i tij real për qeverinë e re. I informuar se SPAK do të niste një ofensivë të fortë ndaj tij, përdori formulën e një kabineti kamikazë, duke e shtyrë planin e qeverisë “me të rinj” për një fazë të dytë.

Siç thuhet prej muajsh në korridoret e mazhorancës, pritej që me mbylljen e vitit Edi Rama të emëronte gjashtë ministra të rinj. Ata nuk do të vinin as nga grupi parlamentar dhe as nga rrethi i ngushtë i tij, por do të përfaqësonin një infuzion të ri politik, të menduar për t’u përdorur në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Plani nis nga Tirana, ku kandidati i mazhorancës për kryetar bashkie pritet të futet në qeverinë e re, në një dikaster pa kosto të lartë politike dhe pa komplikacione menaxheriale. Flitet se bëhet fjalë për një emër të njohur publik, kryesisht nga televizioni, por që deri tani nuk ka komentuar politikën.

Edi Rama hezitoi ta bëjë këtë lëvizje tani, sepse pret dy zhvillime të rëndësishme që lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas datës 22 janar. Një ditë më herët, më 21 janar, në përkujtimin e tragjedisë së katër të vrarëve, pritet të ndalet posaçërisht për të testuar një përplasje të drejtpërdrejtë me SPAK-un.

Megjithatë, kryeministri nuk e ka të lehtë të sillet sikur nuk po ndodh asgjë. Ndërkombëtarët i janë drejtuar drejtpërdrejt Edi Ramës. Ambasadorja amerikane e bëri të qartë se administrata Trump ka dhënë urdhër për goditjen e grupeve kriminale shqiptare, për të cilat ka indicie se janë të lidhura me qarqe të forta qeveritare, siç ishte edhe hetimi i fundit mbi AKSHI-n.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Edi Rama tentoi të përdorë taktikën e Loro Boriçit, që shiu ka punën e vet dhe ne tonën. Por menjëherë pas kësaj ndodhi operacioni në kullën e madhe, ku u prekën call center-at. Një vrimë e zezë, e cila nëse hapet më shumë, rrezikon të nxjerrë në sipërfaqe një sasi të madhe ujërash të zeza, me potencial për të përmbytur të gjithë qeverinë dhe mazhorancën.

I vetëdijshëm se i ka duart e lidhura, Rama po negocion me intensitet të lartë këto orë. Shpallja e datës së Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet të jetë edhe deklarata e tij politike, ose për një largim të mundshëm, ose për dhënien e një afati të ri.

Kryeministri kërkon ta thërrasë Asamblenë pas 22 janarit, ndërsa ndërkombëtarët ia kërkojnë javën tjetër. Edhe në këto momente duket se negociatat po zhvillohen me ritëm të lartë. /Pamfleti

 

edi rama ndryshim qeverie spak

8 Komente

  1. g
    gimi

    Nuk ka asnje ndryshim, asnje muhabet pa lidhje asgje ne kete bote, qe te ndryshoj fatin e ketij njeriu.

    1. M
      Moza

      Ai do punoje per Palestinen tani

    2. S
      SE

      Keto parashikime thate do realizoheshin ne mbledhjen e grupit parlamentar. Asgje nuk ndodhi. Tashti thoni qe do ndodhin ne Asamble. Me shume ngjajne me do behet rrushi sivjet se me hahet mua.

      1. F
        Feti Dema

        Ku ka presion nga SPAK? Edi Rama në bashkëpunim me Sali Berishën, ka për qëllim ndryshime kushtetuese. Parlament të reduktuar, me dy dhoma. Republikë Presidenciale. President nga populli me referendum. Zgjedhje të pas këtij skenari dhe kalimin gjithë pushtetin sovjetëve( Sali Salianj Shehaj Lapaj). Falje presidenciale për gjithë të targetuarët nga SPAK.Ndryshime të ligjeve të reformës në drejtësi. Ndaj këtij skenari ogurzi pritet ndërhyria e partnerëve dhe reagimi qytetar.

        1. A
          Andi

          E çitt dreqi fare se na shkurtoi jeten ky qelbesira

          Lini një Përgjigje

          Editorial