TAGS-AT E JAVËS

Editorial15 Prill 2026, 10:31

A e ka Shqipëria “Péter Magyar”-in e saj?

Shkruar nga Pamfleti
A e ka Shqipëria “Péter Magyar”-in e saj?
Péter Magyar /

Pakënaqësia në rritje brenda socialistëve dhe mungesa e përfaqësimit po hapin terren për një figurë të re me profil perëndimor dhe kredenciale politike…

Ka ditë që ideja e disfatës së Viktor Orbánit në Hungari, me të drejtë, ka sjellë shpresë dhe entuziazëm kudo në Europë, e natyrisht edhe në Shqipëri.
Debati publik te ne, i shoqëruar me një reflektim të frustruar, është përqendruar te pyetja se kush mund të jetë “Péter Magyar”-i shqiptar që të mposhtë Edi Ramën.
Mund të ketë disa të tillë, pasi Edi Rama krijon armiq në të qindtën e sekondës. Megjithatë, Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i mandatit të parë të qeverisë Rama, shihet si një nga figurat më të përshtatshme.
Kjo, sepse Bushati, përveçse është socialist, njihet edhe me skemat e Ramës; ai ka lidhje të afërta, madje shumë të afërta, me Gjermaninë. Pikërisht kancelaritë gjermane konsiderohen si faktor me ndikim në ndryshimin politik në Budapest.
Ditmir Bushati, që prej mënjanimit të tij nga Partia Socialiste, ka qenë aktiv në jetën publike, sidomos në aktivitete mediatike dhe në fushën e diplomacisë. Në rast se do të rikthehej në politikën aktive, nuk është çudi që ai të tërhiqte edhe pjesë jo socialiste të elektoratit.
Sot Partia Socialiste duket se ka një frikë të përgjithshme për të mbajtur qëndrime. Ditmir Bushati e ka bërë këtë, por pa e goditur drejtpërdrejt PS-në. Një pozicionim i tij politik përballë Edi Ramës mund të konsiderohej si një analogji me rastin hungarez.
Bushati ngjan në disa elemente me Péter Magyarin: është “borgjez”, pra vjen nga një familje e vjetër, ka një logjikë tradicionale socialiste dhe nuk ka shfaqur protagonizëm të tepruar për ambicien e tij personale.
Nesër, nëse Ditmir Bushati do të dilte si rival i Edi Ramës, së paku do të bënte bujë dhe, sipas të gjitha gjasave, do të merrte vota.
Natyrisht, në Partinë Socialiste ka shumë persona që janë gati t’i tregojnë grushtin Edi Ramës, por Ditmir Bushati ka avantazhin se e njeh situatën edhe nga këndvështrimi i kancelarive që e kanë parë me sy pozitiv, posaçërisht Gjermania, e cila konsiderohet kyçe edhe në rastin e Péter Magyarit në Hungari.
Kjo lëvizje nuk duket utopike, por lidhet ngushtë me zhvillimet brenda PS-së, ku kaosi ka mbretëruar qartë që prej 11 majit 2025.
Deri tani askush nuk ka arritur të krijojë një situatë të qetë, pasi socialistët e bazës e shohin se nuk janë pjesë e lojës së madhe brenda mazhorancës. Si të tillë, ata po kërkojnë interlokutorë të rinj. Edi Rama, por edhe figura si Erion Braçe apo Elisa Spiropali, duket se nuk janë pranuar si të tillë. A mund të jetë Ditmir Bushati një figurë përbashkuese? Mund të jetë, madje me disa atribute të qarta. Por Bushati nuk mund ta bëjë këtë nga një podcast; ai duhet të zbresë fuqishëm në fushën politike dhe të negociojë me të gjithë faktorët. Nëse do të bëhet “Péter Magyar”-i shqiptar, kjo mbetet për t’u parë./Pamfleti

 

peter magyar shqipëria

10 Komente

  1. G
    Gjergji Zefja

    Mendoj se Zefi duhet të konsumojë një drekë me z. Bushati që ai të zbresë në fushë dhe të hyjë në lojë. Diçka do të ndodhë nga konsumimi i drekës.

    1. A
      A. B.

      Nëse flitet për një Magyar të majtë dhe jo të djathtë, Bushati është më i përshtatshmi.

      1. T
        Tony

        Shqiptaret kurre nuk e kuptuan se c'eshte shteti, feja, familja, feudalizmi. komunizmi. kapitalizmi, shkenca, vellazeria, shoqeria, respekti, durimi. Ah po, sa per koke boshe e hunde perpjete jane kampion. Te jetosh ne pjesen me te bukur te Europes e botes, mes qyteterimit ndricues e te jesh gdhe e i prapambetur ne ekstrem eshte per te ardhur shume keq.

        1. T
          Tony

          Merni nga emigracioni te shkolluar ne universitet me te mira te botes qe kane edukate qytetare e morale te paster. Ne asnje vend perendimor nuk ta merr shitesi qindarken e jo me bakshishin e aq me teper ne zyrat e shtetit. Ne Shqiperi as cmimet nuki vene ne dukje qe te te rrjepin. Merrni njerez te paster e jo te piset e hileqare qe ne bark te nenes.

          1. l
            luçi

            ok, sakte. bushati ja vlen vertet, njeri me vizion, kapacitet dhe dashuri per shqiptaret, jo si ky skerfulli i gjate qe i urren njerezit. une dhe jo veç une do ta votonim me kenaqesi ditmir bushatin. baravo pamfleti per idete qe sjell.

            1. O
              Opionisti

              Kam frike se ky sulmoje shqiptare dhe do rrjepi one nga xhepa shqiptare

              1. s
                sfilitje.com

                Kapitalizmi dhe Humanizmi... apo Humanizmi dhe Kapitalizmi? Sepse lideret jane produkte dhe shperfaqje te sistemeve...ata nuk bien nga qielli, nuk jane Mesia...Sa me shume te afrohen Kapitalizmi me Humanizmin dhe anasjelltas aq shume me e sigurte behet bashkeekzistenca normale e te dyjave...per pasoje edhe paqja dhe mireqenia e njerezve ne bote. POR...

                1. M
                  M

                  Bushati eshte shume i mire dhe i ekujlibruar jam OK, por te mire kane dale dhe dalin. Shikoni me sa realitet, guxim dhe qendrushmeri po vepron dhe Levizja Bashke.

                  1. Trazhgimia familjare nga e shkuara komuniste,,nuk ben asgje tjeter veç ristarton varferine. Eshte pushtet i frikshëm sepse funksionon me diktature te heshtur ku monedha qe ne cdo vend kapitalist eshte instrument zhvillimi, ketu politika e perdorin per pushtet .

                  Lini një Përgjigje

                  Editorial