TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2024, 09:15

“Sheikja” e qetë, dhëndri i Fatimes ka pësuar goditje nervore

Shkruar nga Pamfleti
“Sheikja” e qetë, dhëndri i Fatimes ka pësuar goditje
Ilir Meta dhe Fatime Kryemadhi

Fakti që sulmoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani me fyerje e shpifje, tregon tmerr nga prangat e pritshme, mbasi ndryshe nga vjehrra Fatime, që tha se nuk ka asnjë kompani “5D” e “7D”, FBI dhe SPAK kanë zbuluar se Iliri dhe Monika kanë patur shumë drejtorë, disa ministra dhe shumë trafikantë e kontrabandistë që i çonin thasët me miliona...

Kur Fatime Kryemadhi, vjehrra e Ilir Metës doli nga SPAK, megjithëse pas 6 orë pyetje të sikletshme për pasurinë, foli e qetë para mediave, madje me kunja ndaj armiqve të dhëndrit e vajzës, duke thënë se pasuritë i ka vënë me punë dhe jo me kompani “5D” e “7D”.

“Sheik”-en qepë-shitëse Fatime, SPAK po e heton si “bankë”, “arkëtare” dhe “lavatriçe”, të milionave të pasurive që Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë siguruar nëpërmjet korrupsionit kur ishin në pushtet, por dhe nga kontrabanda e trafiqet.

Me qetësi por e zverdhur, Fatimja tha se milionat që ka ndërtuar pallatin, që ka blerë shtëpitë dhe që u ka dhuruar mbesave e nipit për studime në Angli e që i ka dhënë Monikës, i ka me dokumente bankare, por nuk tregoi burimin e tyre.

Duke e ditur, se në çfarë grope të zezë krimesh ekonomike e financiare janë zhytur dhëndri e vajza; por pa e kuptuar, se çfarë pasojash penale do kenë nga hetimi që u ka nisur SPAK e FBI, Fatimja tentoi të bindë shqiptarët, se pasuritë i ka me burim shitjen e qepëve me tezga në trotuar.

Por pasojat e pritshme nga drejtësia, i ka kuptuar e bija Monika Kryemadhi, që është shushatur e ngujuar me trishtim, herë te suitat në Tiranë, herë te selia e partisë dhe më shpesh te vila luksoze në Lalz, duke vajtuar paraprakisht sekuestrimin e tyre.

Ndërsa dhëndri Ilir Meta, para pasojave penale, ka pësuar goditje psikike, sepse e di mirë që nuk është më drejtësia e Adriatik Llallës dhe Gjin Gjonit, por drejtësia e krijuar, orientuar dhe monitoruar nga SHBA, të cilat kanë atashuar pranë BKH e SPAK agjentë të FBI, që po bashkë-hetojnë aferat korruptive, krimet dhe burimin e pasurive të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.

Pasojë e goditjes psikike, me ç’rregullime mendore e deviacione nervore ekstreme, prej frikës nga prangat e SPAK, janë sjelljet që po manifeston këto ditë Ilir Meta, me hipje majë pemëve, shkëmbinjve, mbi porta hekuri, mbi mure dhe ulërima histerike nëpër studio televizive.

Mjekët neuro-psikiatër, thonë se sjelljet e Ilir Metës, pas nisjes së hetimeve familjarisht nga SPAK, quhen “Ankth i përgjithësuar”; që do të thotë, se personi i prekur nuk ka vetëm një shqetësim si në rastet e fobive, por është një ndjenjë e përgjithshme frike, ose shqetësimi i një sërë situatash në jetën aktuale.

Ky ankth është më pak agresiv se një atak paniku, por zgjat shumë në kohë, duke bërë pamundur normalizimin mendor pa shpëtuar nga shkaku, ose pa trajtim intensiv psikologjik e mjekësor, sepse ç’rregullimi i përgjithësuar i ankthit, krijon rraskapitje të rëndë mendore.

Fakti që sulmoi Altin Dumanin me fyerje e shpifje, tregon tmerr nga prangat, mbasi ndryshe nga vjehrra Fatime, që tha se nuk ka kompani “5D” e “7D”, Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë patur shumë drejtorë, ministra dhe trafikantë e kontrabandistë që i çonin thasët me miliona.

Ka patur ministrat Lefter Koka, Nasip Naço e Petrit Vasili e Vangjel Tavo, të cilët iu bashkuan Edi Ramës hapur dhe Panariti e Haxhinasto fshehurazi, duke rrëfyer bëmat e Ilir Metës e Monika Kryemadhit, por dhe SPAK-ut e shefave të FBI-së, gjë të cilën ai e di dhe i quajti “tradhtarë”.

Ilir Meta e Monika Kryemadhi, kanë patur shumë drejtorë si Dashamir Xhika i rrugëve, Ilirjan Muho i Hipotekës, Edmond Rrushi i shëndetësisë, të ndjerët Dritan Prifti, Eduard Belegu, Qazim Tepshi, Zamir Stefani dhe shumë të tjerë, që i çonin thasët me miliona pas çdo tenderi, koncesioni, privatizimi e emërimesh. /Pamfleti

fatime kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Lini një Përgjigje