TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Gusht 2023, 09:47

Qeveri teknike dhe riciklim i Bablokut në krye të bandave mafioze

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Qeveri teknike dhe riciklim i Bablokut në krye të bandave mafioze
Edi Rama

Me gjuhën e matematikës nuk është më shumë se një “leckë” e zezë që pastron sa mundet çdo kriminel e hajdut apo një antiamerikan që intrigat globale i ka instaluar në hard diskun e shtetit mafioz...

Që Edi Ramën e mbron nga hetimi vetëm “kurora” e kryeministrit, dhe që sapo të zbresë nga froni do përballet me drejtësinë, është një aritmetikë e thjeshtë për çdo fshatar të Shqipërisë dhe katundar të diplomacisë.

Me gjuhën e matematikës nuk është më shumë se një “leckë” e zezë që pastron sa mundet çdo kriminel e hajdut apo një antiamerikan që intrigat globale i ka instaluar në hard diskun e shtetit mafioz.

As retorika nuk mundëson mendim ndryshe.

Brendësia e shumë fytyrave, që nuk u skuqet lëkura as kur i zënë duke vjedhur, tonifikohet përmes tensioneve dhe krizave për të injektuar konflikte mes kokave boshe, për t’u thënë ndërkombëtarëve, se këta fshatarë nuk jetojnë dot pa tre-katër opozita hajdute që shtypen prej Qeverisë, dhe një Qeverie që ushtron trysni “vrimat” nga rrjedh uji i antiamerikanizmit.

Antiamerikanizmin këta e kanë në substancë.

I pari shembull, është Ramiz Alia. Pasi e sulmoi 50 vjet kapitalizmin, u shmang dy gjurmë nga instikami, dhe përmes diskursit; e hanë amerikanët të kundërtën e të vërtetës, frymëzoi Sali Berishën për të mbajtur me frymë antiamerikanët Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama, deri sa të bjerë mbi ta rrasa e varrit.

Teoritë e konspiracionit, me një bablok strateg, që kap për hunde deri edhe agjentët e FBI-së, fondacionin Soros, dhe i thyen hundën me vota opozitës, nuk janë as më pak as më shumë, veçse vizatim me laps kinez i një imazhi që po përdoret si montazh bardh e zi, për nevojën e një qeverie teknike dhe riciklim të kryehajdutit në krye të bandave mafioze.

Janë plot emocione e aksione mbijetese.

Çmontimi i Mafies në turbulenca edhe brenda SPAK-ut, pakëson impulset e antiamerikanëve në korsinë e ngushtë drejt burgut. Të gjithë janë të pasur, hajdutë, komshi me vila luksoze e pasuri, të gjithë gënjejnë se e duan drejtësinë dhe Amerikën.

Edhe Bablokut, personazhit më të korruptuar, shpërdoruesit të besimit, ndjenjave, pasurive dhe lirive, po i zhbllokohet tubi i mashtrimit dhe shumë shpejt pritet të bëhet proamerikan, Sali Berishë thuaj.

Do të hedhë supeve Flamurin e do të shajë deri në shtatë brezni ata që ia punuan pas krahëve. Me pak fjalë, kur t’i mbarojë karburanti antiamerikan, pak para arrestimit, edhe Edi Rama do të bëhet proamerikan./Pamfleti

qeveri teknike riciklimi i bablokut banda mafioze

Lini një Përgjigje