Sipas informacioneve, prokuroria po përgatitet për arrestime mbi abuzimet në ushtri. Por pyetja është: SPAK do shkojë tek ish-ministrja Xhaçka dhe Niko Peleshi apo do të bëhen kurban gjeneralët?
Prokuroria e Posaçme duket se ka kopsitur dosjen e abuzimeve në ushtri. Gjatë kohës që ministre e Mbrojtjes ishte Olta Xhaçka, ka pasur pafund abuzime me tenderët, me pronat e ushtrisë dhe shumë skandale të tjera.
SPAK ka një dosje voluminoze në dorë dhe përveç thirrjes së Olta Xaçkës disa herë, janë vënë nën hetim disa gjeneralë dhe krerë ushtrie. Pak ditë më parë doli lajmi se 3 agjentë të BKH kishin trokitur në zyrën e kreut të Forcave Ajrore, Ylli Pulaj. Atij ju sekuestrua telefoni celular me urdhër gjykate. Po ashtu e njëjta gjë ndodhi dhe me celularët e disa ushtarakëve të tjerë dhe drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes. Por dje Ardian Ylli u lirua nga detyra. Atij ia hoqën spaletat Niko Peleshi bashkë me Bajram Begajn duke e larguar nga Forcat Ajrore.
Arsyet e bastisjes në masë lidhen me një sërë tenderash të ushtrisë, ku dyshohet për korrupsion galopant, por edhe me masakrën e tjetërsimit të pronave të saj, kryesisht gjatë kohës që ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Olta Xhaçka. Tenderë sekret me vlerë dhjetra milionë euro për blerje armësh dhe municionesh, të përfunduara të gjitha në një grusht kompanish.
Dyshimet janë se shkarkimi ka ndodhur pikërisht për shkak të hetimeve që po bëjnë SPAK dhe BKH. Sipas informacioneve, prokuroria po përgatitet për arrestime mbi abuzimet në ushtri. Por pyetja është: SPAK do shkojë tek ish-ministrja Xhaçka dhe te Niko Peleshi apo do të bëhen kurban gjeneralët dhe drejtorët sikundër ndodhi me sterilizimin.
Rama e hoqi Xhaçkën si ministre dhe e la të lirë, por askush nuk e di çfarë gatuhet në prapaskenë. Ilir Beqaj i ka zhytur duart totalisht te Sterilizimi, por kurban u bë zv/ministri. Tani mbetet të shihet nëse SPAK do shkojë te autorët e vërtetë, apo do e pësojnë ish-vartësit e Oltës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje