
Berisha është shfaqur shumë nervoz kohët e fundit, ndërkohë që SPAK nuk po guxon as ta marrë në pyetje...
Prokuroria e Posaçme duket se është para sfidës së madhe. Deri më tani prokurorët janë krenuar me sekuestrim pasurish dhe akuzat e ngritura ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos, Arben Ahmetajt apo Vangjush Dakos. Por SPAK pas më shumës e 3-vitesh, nuk ka guxuar të shkojë te “mamuthët e korrupsionit”, në krye të së cilëve janë Meta-Berisha. Teksa Meta i ka ngjitur njëherë shkallët e SPAK dhe telashet për të janë shtuar, Berisha ende bën trimin në media.
Megjithatë vetë Berisha javët e fundit e ka pranuar se në SPAK po kopsiten dosjet kundër tij dhe ai nuk po e bën aspak të qetë gjumin. Berisha po sulmon prokurorët dhe madje shkoi deri aty sa goditi kryetaren e BKH, Aida Hajnajn. Por pse është nervoz Berisha dhe cilat janë 3 dosjet përvëluese që janë padyshim një sfidë për SPAK.
Dosja që qendron në krye është padyshim dosja “Tropoja”. Familja Haklaj në vitin 2021 ka bërë një padi në SPAK, ku ka paditur Berishën dhe 16 persona të tjerë për shumë vepra penale. Një vit më parë vajza e familjes, Aishe Haklaj shkoi në SPAK dhe dëshmoi për 12 orë. Sipas burimeve të “Pamfletit”, kjo dosje po hetohet në sekret të plotë. SPAK po shqyrton dokumentet dhe ka pyetur dhe persona të tjerë. Kjo dosje është provë zjarri për prokurorët, të cilët duhet të tregojnë kurajo dhe forcë. Bëhet fjalë për një mori vrasjesh që kanë ndodhur dhe Berisha është i akuzuari kryesor.
Dosje tjetër që shqetëson Berishën padyshim është ajo me kompleksin “Partizani”. SPAK një vit më parë nisi fuqishëm hetimet, pasi u pyetën shumë persona, përfshinë ish-ministra dhe ushtarakë. U fol se do pyetej dhe Berisha, por prokurorja që ka çështjen nuk guxoi ta thërrasë. Prej 3-vitesh kjo dosje ka mbetur aty dhe nuk ka asnjë zhvillim. Më i rrezikuari padyshim është dhëndri i Berishës. Edhe pse në korridoret e drejtësisë flitet se nuk do jetë e largët dita kur SPAK do i trokasë në derë, deri tani asnjë zhvillim.
Dosja e tretë që po ashtu i del në ëndërr Berishës është ajo e Gërdecit. Arben Kraja dhe Klodian Braho e ndanë këtë dosje duke dërguar Fatmir Mediun për gjykim dhe duke deklaruar se po hetojnë për trafik fishekësh dhe pastrim parash. I dyshuari kryesor këtu është djali i Berishës. Nëse prokurorët kanë guxim, provat janë sheshit dhe ata mund të trokasin lehtësisht te vila e Shkëlzenit.
Vetë Berisha po sinjalizon nga dita në ditë se telashet e tij me drejtësinë do të nisin. Ai sulmon prokurorë të caktuar dhe vetë SPAK. Tani e kanë në dorë këta të fundit të tregojnë se janë ndryshe nga Krimet e Rënda kur ishte Adriatik Llalla kryeporkuror. /Pamfleti
Lini një Përgjigje