Nga takimet butaforike te marrëveshjet e mbetura në letër, aventura rajonale e kryeministrit la pas kosto diplomatike dhe një gropë të errët financiare...
Pas katër vitesh promovimi të “Ballkanit të Hapur”, Edi Rama e deklaroi zyrtarisht të dështuar këtë projekt më 1 korrik 2023. Dokumentet dhe burimet nga Ministria e Financave tregojnë se qeveria ka shpenzuar rreth 23 milionë euro për këtë nismë, të klasifikuara si shpenzime me përfitim ekonomik për Shqipërinë. Nga kjo shumë, vetëm 500 milionë lekë të vjetra janë justifikuar për dy takime në Tiranë, ndërsa për 22.5 milionë euro nuk ka asnjë pasqyrim publik. Produkti konkret i gjithë kësaj aventure mbeten 10 marrëveshje të pazbatuara, duke ngritur dyshime serioze për përdorimin e fondeve publike dhe duke kërkuar hetim të plotë mbi fatin e parave të “Ballkanit të Hapur”.
Pas katër vitesh vërdallisje me takime butaforike në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni, të zhvilluara kundër projektit integrues të Procesit të Berlinit, Edi Rama, i vetëshpalluri “lider i Rajonit të Ballkanit Perëndimor”, më 1 korrik 2023 deklaroi dështimin e “Ballkanit të Hapur”.
“Ballkani i Hapur” ishte tollumbace e psiko-delirizmit të Edi Ramës për t’u vetëshpallur lider rajonal e botëror, por kjo aventurë, përveç kostos diplomatike, kishte edhe kosto financiare për buxhetin e Shqipërisë.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga burime të Ministrisë së Financave, rezulton se qeveria ka financuar 23 milionë euro për projektin e “Ballkanit të Hapur”, financim i klasifikuar si shpenzime për marrëveshje ndërkombëtare me përfitime ekonomike për Shqipërinë.
Për të kalkuluar këto 23 milionë euro, Ministria e Financave, me urdhër verbal të Edi Ramës, hoqi fonde të planifikuara për investimet infrastrukturore rurale dhe ia shtoi fondit rezervë të qeverisë, ndërsa kryeministri i shpenzoi për aventurën “Ballkani i Hapur”.
Nga këto 23 milionë euro, janë pasqyruar si shpenzime vetëm 500 milionë lekë të vjetra për dy takime të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, ndërsa për 22.5 milionë euro nuk ka të dhëna se për çfarë janë shpenzuar.
Këto miliona janë klasifikuar si shpenzime me leverdi ekonomike për Shqipërinë, por e vërteta është se produkti i vetëm i “punës” së Edi Ramës me “Ballkanin e Hapur” janë letrat e këtyre 10 marrëveshjeve, të mbetura vetëm në letër:
1. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.
2. Marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.
3. Memorandum për lehtësimin e importeve, eksporteve dhe lëvizjes së mallrave.
4. Memorandum bashkëpunimi për aksesin e lirë në tregun e punës.
5. Marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen ndaj katastrofave natyrore.
6. Marrëveshje për akses të lirë në tregun e punës në vendet përkatëse.
7. Marrëveshje për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të shtetasve.
8. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë.
9. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e akreditimit.
10. Marrëveshje për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar.
Mund të thuhet se këto miliona euro janë shpenzuar për udhëtimet e Bablokut me çarter, për bankete, dhurata dhe hotele, por sipas Thesarit të Shtetit, këto shpenzime janë kryer me fondet vjetore të Këshillit të Ministrave, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Dihet se janë shpenzuar 500 milionë lekë të vjetra për dy takimet e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, por duhet hetuar se ku kanë përfunduar 22.5 milionë euro që i janë marrë arkës së shtetit./Pamfleti
Amund te hetohe natural dhe gropa
Kështu bën përherë ky super shpenzime kot
Projekt i serbise