TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Prill 2024, 16:44

Bablok, ku e ke Aleksandrin që nuk po të mbështet?

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Bablok, ku e ke Aleksandrin që nuk po të mbështet?
Babloku dhe Aleksandri në një foto që flet shumë /

Dosjet kriminale që po çojnë në burg Olsi Ramën dhe rrëzojnë Qeverinë, u gjetën në një përrua të thatë, rrugës kur Gazment Bardhi po kthehej nga Shtëpia e Bardhë...

Burgu po ja merr gjithë gjeneralët Sulltanit të Surrelit. Olta Xhaçka, vëlla Olsi dhe Ilir Beqja, janë mbështjellë me dëng dollarësh e po sillen si torollakë rreth SPAK-ut, se po të dalin në rrugë, njerëzia ua nxjerr sytë.

As sythe nuk po çelin dardhat e mollët këtë pranverë.

Ka smog dhe Altin Dumani nuk ka kundra gaz kinez të dalë e të krasitë drurët frutor. Nëpër mollaqe të pushtetit të pa përgjegjshëm, uji i lumit është turbulluar.

Peshqit kanë filluar të hanë njëri-tjetrin.

Dosjet kriminale që po çojnë në burg Olsi Ramën dhe rrëzojnë Qeverinë, u gjetën në një përrua të thatë, rrugës kur Gazment Bardhi po kthehej nga Shtëpia e Bardhë.

Kështu, bardhësitë e Bablokut janë nxirë.

Në këtë fund të zi, kryeministri jo vetëm që është izoluar nga bota perëndimore, por e kanë braktisur edhe ata që deri sot i përdorte si shami hundësh, sa herë ishte me “grip” në mëlçi, apo me grep në gojë.

Gojëtari që ka filluar të përdorë edhe grushtet kundër gazetarëve që i kërkojnë llogari për taksat e shpërdoruara, ka kohë që nuk zë në gojë as Amerikën, as mbështetjen nga miqtë Yuri Kim dhe Aleksandër Soros.

Këto kohë, qershia mbi tortë është peshk, prandaj sekush e ndjen aromën, dhe është afër logjikës, duhet të ruajë hundën e vet.

Për ne nuk ka asgjë të re.

Çdo kryeministër dhe ish- kryeministër, çdo President dhe ish- President, çdo krye bashkiak e zyrtar i lartë, çdo politikan, janë në qerren që po e tërheq kali drejt burgut.

Ajo që i ka lënë disi të zhgënjyer mafiozët, është thyerja e Edi Ramës me Amerikën dhe Botën perëndimore.

Po për fund, pse të mos e bëjmë edhe ne një pyetje Bablok, ku i ke Yuri Kim dhe Aleksandër Soros që nuk po të mbështesin?!/Pamfleti

aleksander soros babloku

Lini një Përgjigje