Kamuflimi i avokatëve të fortë, që të zezën e bëjnë të bardhë dhe anasjelltas, nuk shfaqet aty ku e ka vendin, në sallën e gjyqit, por në ekranet e televizioneve turko-ruse të Tiranës...
Një avokat i njohur u arrestua se ka paguar 120 000 euro tek mafia, për vrasjen e ish gruas së tij që qenka joshur nga dashuria dhe muskujt e një kolegu.
Përtej banalitetit, në këtë rast, mafia ka marrë pak nga paratë e veta për vepra tashmë publike, vrasje të porositur, por edhe avokati ka kryer detyrën e vet publike, sekserin.
Kamuflimi i avokatëve të fortë, që të zezën e bëjnë të bardhë dhe anasjelltas, nuk shfaqet aty ku e ka vendin, në sallën e gjyqit, por në ekranet e televizioneve turko-ruse të Tiranës, krah analistëve sekserë, që me fjalën e bukur zmerilojnë ndryshkun mes krimit dhe pushtetit, për ta paraqitur çdo të keqe, si të mirën më të mundshme.
Praja e krimit në këtë rrugë qarkullon prej 32 vitesh.
Humbin rrugën tenderët, shërbimet, shkollat, kopshtet, projektet, ndihmat sociale, donacionet e huaja, ambasadorët amerikanë që pajisin me viza çdo zyrtar batakçi, sipas orientimit të krye hajdutëve Rama e Veliaj, viktimat, kriminelët, prokurorët, hetuesit, shoqëria dhe pritshmëria.
Në çdo rrugë të humbur të ligjit dhe shteg nga lëviz mafia, avokatët janë prezent.
Nuk është as logjike të humbësh para e kohë, ku e çoi avioni këtë apo atë mafioz, shumica me pasaporta blu e të tërë me viza amerikane, ku u fshehën kufomat apo pasuritë tona, kujt ja ka vënë shenjën krye mafiozi Rama për ta fundosur apo mbrojtur, përpara se të hapësh “kutinë e zezë” të avokatëve, të të fortëve, kontrollin e pasurisë së paligjshme të tyre.
Duhet të operojmë nën hijen e dritës që po fiket poshtë hundës plot lesh të ndërkombëtarëve.
Se po, shfaqen si drita e të vërtetës dhe lëvizin si hije përmbi vullnete të shtrydhura në gotën e zbrazët të shoqërisë, duke vrapuar nga një studio televizive në tjetrën, për të mbajtur lart “moralin” e krimit.
I kemi brisk nga goja, dalin japin leksione nëpër debate e analiza, i kemi të trashë nga xhepi e profesioni, flasin për miliona si të ishin qindarka, dhe mbrojnë çdo “Peshk të Madh”, si të pafajshëm që e provokuan të bjerë tek “grepi” i aksidenteve, i devijojnë absurditetet në normalitet.
Flasin për Amerikën, thua se po na tregojnë përralla me gjyshen.
Edhe kur bëjnë ndonjë sherr, ata të nxjerrin gjyshen përpara, e ec i preki.
Andej në Amerikë, janë mbledhur lëmsh shumë sherre e fije të krimit ekonomik dhe antinjerëzor. Shkollat e kopshtet e Kukësit, Tropojës, Tiranës, çdo centimetri e centi të vendit tonë, janë bërë vila e pasuri për Fatmir Mediun, Olta Xhaçkën, Olsi Ramën, Shkëlzen Berishën, Erion Veliajn e çdo hajduti me suport mafioz që na mbrohet pas gjyshes.
Mafia ka aq shumë para e forcë sot, sa tremb edhe ambasadorët, me metodat që do i publikojmë në ditët e ardhshme, pasi ende po presim ditën, kur të vendoset, do rrimë pa ambasador amerikan, apo do të vijë njëri që do të formatojë pisllëqet që në raste aksidentale kur bie kallaji, avokatura mafioze, pasi i frustron, i llustron si këpucët e veta.
Po po, avokatët e mafias janë “Kutia e Zezë” e krimit.
Në Kroaci është vërtetuar kjo.
Të gjithë avokatët e të fortëve atje, të gjithë politikanët e pushtetarët dhe sekserët e medias, pas hetimeve për pasuri dhe bashkëpunim me mafien, janë sekuestruar dhe sot pas 12 vitesh, ende janë pas hekurave.
Avokatura është shndërruar në një institucion problematik.
Nuk duam të mendojmë se gabojmë, nëse sot lëshojmë një zë për ambasadën amerikane, se po ndodh shfrytëzimi i ligjit dhe mashtrimit të shoqërisë përmes përfaqësuesve të ligjit.
Hapini ekranet dhe sytë që ju plaçin, pasi çdo fshatar, ata që vijnë në grup nga 300 çdo ditë nëpër sportele dhe lënë leshtë, secili me qindra dollarë e strapacime, se prioritet për kualifikim ka mafia, e dinë se po, ka ndodh hataja që bën ‘muu’, ashtu siç ka deklaruar Babloku kur bënte korrupsion me shefin e FBI-së Charles McGonigal, çështje të cilën Kongresi Amerikan e rihapi e krye hajdutin do e shohim në kandar të drejtësisë.
Por çuditërisht, në rrugën e Elbasanit, ende ligjin dhe Maliqin ngjan se e bëjnë Edi Rama dhe Erion Veliaj, alias mafiozët që na flasin për Amerikën si për gjyshen që i rriti dhe i mbron, dhe që janë të sigurt se ambasada nuk bën restart, por hesht, në kornizë të dakordësisë me linjën e mafies Ballkanike që po rrjep e shtyp të varfrit deri në vdekje të durimit./Pamfleti
Lini një Përgjigje