
Non-Grata është ringjallur e bërë mik me armikun e vet. Edhe Baloku është ndyrë në korrupsion, por erën e qelbur nuk e ndjen fare as ambasada amerikane, as Altini i fisit të Dumanëve.
Ditën që ambasadorja Yuri Kim, i vuri lule tek koka 'kufomës' së Sali Berishës, shkrimtari i "Kurban-it”, qëlloi në sarajet e Erdoganit dhe nuk e mbajti sh*rrën nga gëzimi.
Vuri këmbët mbi njollat e lagështirës, i dha flatra shikimit për nga sokaku ku Lulzim Basha kishte bërë kurban dashin e këmborës së Saliut, ditën që ishte futur me këmbën e djathtë në Bashkinë e Tiranës, dhe njoftoi miletin e nahijes, se ka për të hipur në majë të malit të Tomorrit, mbi guroret e Ilir Metës, për të shkruar histori të bukura, deri sa ta bëjmë Amerikën si Shqipëria dhe Shkodrën si Puka.
Edi Palokës iu fry delli i xhelozisë dhe e derdhi gjithë talentin mbi postulatin: “Nuk ka vdekur Sali Berisha, por Edi Rama, këtë zonjushën e bukur Kimete, na e ka bërë për vete”.
Vetë peshqit e thellësive të urbanizimit, u lëshuan nëpër betejat moderne të humanizmit.
Mbi pasuritë tona, kishin ngulur rëniet dhe rrënjët, zbritjet dhe ngritjet.
Nëpër sheshet e shekujve, kishin mbyllur në shishe gjithë dhimbjet tona, që Amerika të mos e ngrinte zërin as sa Argita.
Sapo Argita e Saliut ju ngjesh mikrofonit dhe lëshoi kushtrimin se të gjithë jemi në rrezik nga Amerika, se Sheikët e Ballkanit janë shtresë e mesme e shoqërisë, ambasada amerikane i ra bilbilit për marrëveshje e qetësi në ngatërresat me zjarr në Parlament dhe rrugë.
Aq u desh, të ndizen dosjet e krimit dhe urat e komunikimit edhe më keq.
Valët e valleve me gardë republike e grushte rebelësh, mbuluan edhe rrugët me gropa, ku secili prokuror do thyente këmbët e veta nëse guxon të shfletojë ndonjë fletë në dosjen e Saliut, apo larg qoftë, të prekë qitapet e qafirit të gjatë që ende vizaton mbi telajon e pikturës së Alexandër Soros-it, për ta bërë edhe Amerikën si Shqipërinë.
Po po, këtyre anëve ka aq pasuri, sa kafshët dehen e kastat nuk i zë askush në befasi.
E shmangshme deri sot rezultoi edhe vdekja politike e Saliut, apo jo?
Non-Grata është ringjallur e bërë mik me armikun e vet.
Edhe Baloku është ndyrë në korrupsion, por erën e qelbur nuk e ndjen fare as ambasada amerikane, as Altini i fisit të Dumanëve.
Pija është aq e fortë, sa përditshmëria është mbuluar me pëlhurë të zezë e nuk i bën dot fotografi; do të vazhdojnë hajdutët të vjedhin e diplomatët të heshtin, apo duhet të ngrejë zërin më shumë Argita, që të përmendet me ndonjë qëndrim më të ashpër Amerika./Pamfleti
Lini një Përgjigje