
Më shumë hapësirë merr një lajm, kur një ambasador ha groshë Dibre e ja fut p*rdhës amerikançe, se sa municionet e Fatmir Mediut e Sali Berishës që vranë 26 shqiptarë në Gërdec e shumë të tjerë amerikan në Afganistan për biznes familjar, duke falsifikuar etiketat e fishekëve, nga prodhim kinez në gjoja prodhime të vendeve anëtare të NATO-s...
Pasuritë freskohen nën hijen e krimit, krimi nën hijen e Qeverisë dhe Qeveria nën hije të SPAK-ut, që ashtu sakat nga pesha e rëndë e dosjeve, këputë ndonjë fryt të kalbur prej degëve të thara dhe të rrezikshme të dinamikave të buzëqeshjeve apo ngërdheshjeve të diplomacisë amerikane.
Nëse nuk do ta shqyente maskën e diplomates Yuri Kim pas Edi Ramës që nuk e do as ligjin as Amerikën, dhe fshatarët çorapet pas gomarëve që nuk i luajnë këmbët nga zyrat e shtetit, nuk do të kishim një Altin Duman që shihet si një mundësi e një kapitulli të ri për reagime ndryshe, ku si një e një bëjnë dy, kanë ndryshuar atmosferën dhe hemisferën e gjysmës së rruzullit shoqëror.
Gjysma e shqiptarëve mbijeton, gjysma tjetër largohet.
Edhe boshatisjen e Shqipërisë e drejton Babloku.
Ata që do të fshehin pasuri u hapë portat përmes autoritetit të shtetit dhe ndihmës së diplomatëve, ata që do t’i largojë se janë resurse për oponencë, u shtrëngon rripin e ekonomisë dhe presionit, i detyron t’i thonë mirupafshim këtij vendi të bukur.
Prandaj në këtë betejë, ka fituar legjitimitet reagimi.
Personazhet e panikut janë shpërndarë kuturu ku ‘rasha mos u vrafsha’ nëpër zyra shteti, ambasada dhe agjentura, histori me skandale të shëmtuara deri në mjerim.
Grushti i fortë i Migjenit, ende godet mbi “malin që nuk bzan”.
Imazhi i mollëve pas xhamit të 4 Klaneve Mafioze, vizaton nëpër “duart e mpira” fytyrën vija-vija të drejtësisë në këtë shtet që realitetin e mbyllë ose me dry të ndryshkur të krimit, ose me krim të partnerëve perëndimorë, që për vete këputin “pjeshka” pa “lesh” edhe nëpër konferencat e përgjegjësive të papërgjegjshme, ku dihet, japin pesë lekë e marrin dhjetë.
Më shumë hapësirë merr një lajm, kur një ambasador ha groshë Dibre e ja fut p*rdhës amerikançe, se sa municionet e Fatmir Mediut e Sali Berishës që vranë 26 shqiptarë në Gërdec e shumë të tjerë amerikan në Afganistan për biznes familjar, duke falsifikuar etiketat e fishekëve, nga prodhim kinez në gjoja prodhime të vendeve anëtare të NATO-s.
Fatmiri e ka mirë edhe me Amerikën, edhe me SPAK-un.
Andej ka prona e para, lëviz levat e mafies deri në takime të niveleve të larta në Uashington, u shet p*ordhë shqiptarëve se e ka mirë me Bablokun dhe jep sinjale se e “paguan” mirë edhe SPAK-un.
Që Amerika ua lyen buzët me mjaltë prokurorëve, gjykatësve, mafiozëve diplomatëve, agjentëve, kriminelëve, maskarenjve, mafies dhe medias, është kaq e qartë, sa reflekset nuk e rritin kontrastin deri në mos lexim të sfidës që anti ligji mrizon nën hijen e manipulimit të ligjit që të tërë shtiren se e duan, por e kanë frikë.
Prandaj po kafshojnë vetë-veten, se janë të identifikuar e secili ua bën me gisht./Pamfleti
Lini një Përgjigje