TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 19:35

“Rrufe në qiell të hapur” në mes të merkatos, Jasir Asani merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti
“Rrufe në qiell të hapur” në mes të merkatos,
Jasir Asani

Jasir Asani i ka dhënë fund aventurës së tij me Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin iranian dhe tashmë është një futbollist i lirë në treg.

Vendimi i Asanit ka ardhur pas problemeve të vazhdueshme financiare, pasi Esteghlal nuk ka shlyer detyrimet e sezonit të kaluar ndaj lojtarit shqiptar. 31-vjeçari ka njoftuar klubin për largimin përmes një letre zyrtare, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Tashmë vëmendja e Asanit është përqendruar tek e ardhmja. Sulmuesi me origjinë nga Shkupi duhet të gjejë një skuadër të re dhe nuk mungojnë alternativat. Më herët, ai ka bërë të ditur se ka pasur interesim nga klube të La Ligës, elitës së futbollit spanjoll.

Sezoni i fundit nuk ishte aspak i lehtë për Asanin. Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ndikoi në vazhdimësinë e tij, ndërsa mungesa e minutave i kushtoi edhe vendin në Kombëtaren shqiptare. Paraqitja e fundit me fanellën kuqezi erdhi në fundin e muajit shkurt.

Megjithatë, aventura e tij me Esteghlal mbetet pozitive sa i përket statistikave. Në 29 ndeshje të luajtura, Jasir Asani realizoi 13 gola dhe dhuroi 4 asistime, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës iraniane.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë ndalesa e radhës për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.

jasir asani sulmuesi i kombëtares esteghlal

Lini një Përgjigje