
Erling Haaland vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi norvegjez u dallua jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për reagimet që ka ngjallur jashtë saj.
Me 7 gola dhe një asist në pesë ndeshje, Haaland zhvilloi një turne mbresëlënës në aspektin individual. Megjithatë, rrugëtimi i Norvegjisë u mbyll në çerekfinale, pas humbjes përballë Anglisë.
Pas eliminimit të kombëtares norvegjeze, ish-banorja e "Big Brother VIP Albania 5", Lorna Hysa, i kushtoi futbollistit një mesazh publik në Instagram.
"Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe zemrën e të gjithëve dhe i meriton të gjitha", shkroi ajo.
Postimi u shoqërua me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Lorna shfaqet pranë yllit të Manchester City. Publikimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku nuk ishin të paktë ata që kritikonin veprimin e Lornës, duke e akuzuar për ‘delir madhështie’.
Madje kishte edhe komentues që ‘fajësonin’ Mira Muratin për inteligjencën artificiale.
Edhe pse Norvegjia nuk arriti të vazhdonte më tej në turne, paraqitjet e Haaland e konfirmuan atë si një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës 2026, ndërsa dedikimi i Lorna Hysës i dha historisë një jehonë edhe jashtë fushës së blertë.

Lini një Përgjigje