Taylor Swift dhe Travis Kelce ishin mes të ftuarve në dasmën e yllit të NFL-së, JuJu Smith-Schuster, me Laura Kruk, e organizuar fundjavën e kaluar në hotelin luksoz Ritz-Carlton në Laguna Niguel. Megjithatë, ishte një detaj nga paraqitja e këngëtares që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në fotografitë e publikuara nga ceremonia, fansat vunë re unazën e martesës që Taylor mbante në dorë. Diamanti i madh u bë menjëherë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku shumë komentuan se Travis Kelce ka zgjedhur një bizhuteri mbresëlënëse si simbol të historisë së tyre të dashurisë.
Pamjet e afërta tregojnë një gur me përmasa të konsiderueshme, i cili mbulon një pjesë të madhe të gishtit të këngëtares, duke e kthyer unazën në një nga detajet më të komentuara të eventit.
Kjo ishte edhe paraqitja e parë publike e çiftit pas martesës së tyre madhështore në Madison Square Garden, çka bëri që çdo detaj i paraqitjes së tyre të ndiqej me interes nga publiku.
Ndërkohë, ekspertët e bizhuterive kanë dhënë vlerësimet e tyre për unazën. Max Milligan, shef i shitjeve në shtëpinë luksoze të bizhuterive Queensmith, vlerëson se diamanti është rreth 10 karatësh.
Edhe ekspertja Laura Taylor, nga Lorel Diamonds, thekson se unaza është frymëzuar nga stili vintage dhe përbëhet nga një shirit prej ari të verdhë 18 karatësh, elemente që, sipas saj, pasqyrojnë në mënyrë të përkryer stilin karakteristik të Taylor Swift.
“Ky stil i shkon në mënyrë perfekte Taylor. Është më shumë historik sesa hollywood-ian, me detaje të gdhendura, ar të verdhë dhe një montim të rafinuar që e dallon nga unazat minimaliste prej platini që shohim shpesh te të famshmit. Është një dizajn klasik, plot karakter dhe histori”, u shpreh Laura Taylor.
Sipas saj, prerja e diamantit dallohet për skajet e buta dhe shkëlqimin e veçantë, duke i dhënë unazës një pamje elegante dhe romantike që përputhet me estetikën e këngëtares.
Lini një Përgjigje