TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2026, 10:12

Zbulohet një bazë armësh në Manëz, arrestohet 20-vjeçari; dyshohet se furnizonte grupet kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet një bazë armësh në Manëz, arrestohet
Foto ilustruese

Operacioni "Baza" çoi në sekuestrimin e 4 pistoletave, një kallashnikovi, një arme gjahu, qindra fishekëve dhe municioneve të tjera luftarake.

Një bazë armësh dhe municioni luftarak, që sipas Policisë dyshohet se përdorej për furnizimin e grupeve kriminale, është zbuluar në Manzë të Durrësit gjatë operacionit policor të koduar "Baza".

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, duke çuar në arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 20 vjeç, banues në Manzë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh dhe municioni. Sipas njoftimit zyrtar, u sekuestruan 4 pistoleta, një armë automatike model 56 (kallashnikov), një armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, një targë automjeti italiane dhe një aparat celular.

Sipas Policisë, baza e zbuluar dyshohet se shërbente për furnizimin me armë të grupeve kriminale. Për këtë arsye, të gjitha armët e sekuestruara do t'i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj 20-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

policia arme

Lini një Përgjigje