TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2026, 13:19

Ishte pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja drejt Finlandës, lirohet nga qelia Erind Agalliu

Shkruar nga Pamfleti
Ishte pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja drejt
Lirohet nga qelia Erind Agalliu

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar Erind Agalliun, i arrestuar në qershor të vitit 2025 në kuadër të një hetimi të SPAK për një grup që dyshohet se trafikonte drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës.

Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi ankimin e paraqitur nga mbrojtja e tij dhe ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi dhe Agalliu do të qëndrojë në banesën e tij dhe nuk lejohet të largohet prej saj, ndërsa SPAK është ngarkuar me ekzekutimin e vendimit.

Agalliu u arrestua në qershor të vitit të kaluar, ndërsa çështja penale ndaj tij vijon të jetë në fazën e hetimit nga Prokuroria e Posaçme.

Ishte pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja drejt

lirohet nga qelia erind agalliu

Lini një Përgjigje