TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 07:13

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë prej disa ditësh ndodhet nën mbizotërimin e stuhive të forta të erës përgjatë vijës bregdetare, ndërsa për sa i përket motit, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore-verilindore të Shqipërisë.

Gjatë natës pritet stabilitet i atmosferës në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë, deri në 37°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor; për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.

Lini një Përgjigje