
Një grup zhytësish italianë, në brigjet e Tajvanit u bënë protagonistë të një pamjeje të jashtëzakonshme. Ata patën fatin të shihnin të gjallë dhe të preknin peshkun “Remo”, një nga kafshët më të rralla në planet, peshku kockor më i madh në botë i cili arrin deri në 11 metra.
Ky ishte një rast veçanërisht i pazakontë, sepse peshqit “Remo” zakonisht jetojnë në thellësi ekstreme, të paarritshme për zhytësit.
Sipas legjendës, peshqit Remo janë në gjendje të parashikojnë tërmete dhe cunami. Natyrisht nuk ka asnjë provë shkencore në lidhje me këtë, por filmimi i këtij ekzemplari shumë të rrallë peshku përfaqëson një ogur të keq për popullatën vendase.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje