
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale, në të cilat të drejtë vote kishin mbi 1.8 milion qytetarë.
Në zgjedhje për kreun e shtetit kanë garuar shtatë kandidatë.
Nga numërimi i deri tanishëm i votave në Tetovë po kryeson Bujar Osmani. Pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur dhe festa e simpatizantëve.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Tetovë nga numërimi i votave në 74 qendra të votimit, deri tani Bujar Osmani ka marrë 38,7% të votavë, ndërsa Arben Taravari ka marrë 36.86%.
Në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 16,44% të votave. Po prin gjithashtu Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.99% të votave, e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.18% të votave.
Deri tani janë numëruar 1784 vota nga 3508 gjithsej.
Lini një Përgjigje