TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 19:21

Zelensky “zë mend”, vesh xhaketë në takimin me Trump (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky “zë mend”, vesh xhaketë në takimin me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është parë sot teksa hynte në konferencën e NATO-s në Hagë i veshur me kostum. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë, bluzë të zezë poshtë, pantallona të zeza dhe çizme ushtarake – një kompromis mes stilit ushtarak dhe atij formal diplomatik.

Zelensky zhvilloi një takim prej rreth 50 minutash me Presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e përshkroi si “të gjatë dhe përmbajtësor”.

Ndryshimi në veshje nuk është i rastësishëm. Lideri ukrainas është bërë i njohur për uniformën e tij me stil ushtarak që nga fillimi i luftës, si shenjë solidariteti me trupat në vijën e parë të frontit. Por kjo zgjedhje ka sjellë edhe kritika.

 
Zelensky “zë mend”, vesh xhaketë në takimin me Trump
image 1750839694526 

Më 28 shkurt, gjatë një vizite të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, një gazetar amerikan e pyeti në mënyrë provokuese: “Pse nuk vesh një kostum? A ke një kostum?”

Zelensky iu përgjigj me sarkazëm: “Do të vesh një kostum pasi të përfundojë kjo luftë. Ndoshta si i juaji, ndoshta më i mirë, ndoshta më i lirë. Faleminderit.”

Duket se ky moment ka lënë gjurmë. Në takimin e sotëm me Trump, ndryshe nga ai përplasje verbal në Washington, Zelensky u shfaq me një paraqitje të kuruar, që sinjalizon një ton më diplomatik dhe ndoshta një përpjekje për të shmangur polemikat që i kanë rënë në qafë më herët

Lini një Përgjigje