TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 17:29

A i sheh vendet e NATO-s si fëmijët e tij? Trump për deklaratat e Rutte: Më pëlqen ai!

Shkruar nga Pamfleti

A i sheh vendet e NATO-s si fëmijët e tij? Trump për deklaratat e

Në përfundim të konferencës për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga gazetarja Deborah Haynes mbi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili më herët atë ditë e kishte përshkruar Trump si “baba” në përpjekjet për të ndalur konfliktin midis Iranit dhe Izraelit.

I pyetur nëse ai i sheh vendet anëtare të NATO-s si “fëmijët” e tij, Trump u përgjigj me ironi:

“Më pëlqen ai. Mendoj se më pëlqen. Nëse nuk më pëlqen, do t’ua them. Do të kthehem dhe do ta godas fort, në rregull? (qesh) Shumë dashamirës.”

I nxitur të elaboronte më tej sesi i sheh aleatët e tij që kanë zbatuar kërkesat për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, Trump shtoi: “Unë mendoj se ata kanë nevojë për pak ndihmë.”

Duke cituar një nga liderët aleatë, ai tha: “Njëri prej tyre më tha: ‘Prej 30 vitesh po përpiqemi ta rrisim këtë përqindje. Por deri sa erdhe ti, asgjë nuk ndodhi. Ajo që bëre është e jashtëzakonshme.’”

Kur u pyet nëse NATO mund të funksionojë pa mbështetjen e SHBA-së, Trump shmangu një përgjigje të drejtëpërdrejtë duke ia kaluar topin vetë Sekretarit të Përgjithshëm: “Pysni Mark-un.”

Në mbyllje, para se të largohej nga podiumi, Presidenti Trump u tha të pranishmëve: “Mos harroni, SHBA është vendi më ‘i nxehtë’ në botë tani.”

 

Lini një Përgjigje