TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 16:35

Trump i ‘befasuar’ nga Putini: Lufta në Ukrainë është një rrëmujë për të, duhej të ishte zgjidhur

Shkruar nga Pamfleti

Trump i ‘befasuar’ nga Putini: Lufta në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur habi të thellë për sjelljen e presidentit rus Vladimir Putin, duke deklaruar se “është shumë i befasuar” dhe se beson që Putini është “i keqinformuar” lidhur me rrjedhën e luftës në Ukrainë.

I pyetur nëse mendon që Putini ka ambicie territoriale përtej Ukrainës, Trump u përgjigj: “Është e mundur. Por një gjë e di: ai do të donte ta mbyllte këtë. Është bërë një rrëmujë për të.”

Presidenti amerikan vazhdoi të përmendë konflikte që, sipas tij, SHBA i ka zgjidhur më herët, si përplasja e fundit Indi‑Pakistan, duke shtuar: “Kjo luftë duhej të ishte mbyllur më kohë.”

Në të njëjtën konferencë, Trump u pyet nëse po tërhiqet nga fushata e presionit maksimal ndaj Iranit, pas sinjaleve për lehtësim të sanksioneve ekonomike.

Trump u përgjigj se “nuk po tërhiqet nga presioni”, por shtoi se Irani ka nevojë për “para dhe tregti për të rindërtuar” pas luftës me Izraelin. Ai përmendi shpesh shitjen e naftës amerikane në Kinë si alternativë ndaj naftës iraniane, por theksoi se “nuk do të donte ta bënte këtë”, duke lënë të kuptohet se mund të mirëpriste kthimin e Iranit në tregtinë globale.

Megjithatë, qëndrimi i Trump ndaj Iranit mbeti konfuz, pasi në përgjigje kaloi nga një temë në tjetrën pa dhënë një qëndrim të qartë.

 

Lini një Përgjigje