TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Mars 2025, 08:27

Zelensky përgatitet për samitin në Bruksel, Rusia godet me raketa Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky përgatitet për samitin në Bruksel, Rusia godet me raketa

Rusia ka goditur me raketa Ukrainën, ndërsa kanë mbetur të vrarë 3 persona. Sulmi rus ka goditur qytetin e lindjes së Presidentit Volodymy Zelensky në Ukrainë. Sulmi ndodhi në kohën kur Zelensky po përgatitet për një samit me liderët evropianë në Bruksel.

Samiti i cili mëngjesin e të enjtes, do të synojë të rrisë mbështetjen evropiane për Ukrainën, raporton BBC.

Ndërkohë, pas pezullimit të ndihmave, SHBA pezulloi edhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë që mbrëmë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se: “Dua të besoj se SHBA do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi të përgatitur nëse nuk ndodh kështu”.

Lini një Përgjigje