TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2024, 14:23

Zbulohet misioni “top sekret”; si u përpoq CIA të denigronte Kinën me urdhër të Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet misioni “top sekret”; si u përpoq CIA të
Ish Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping

Gjatë dy viteve, kur ishte president, Donald Trump autorizoi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, CIA, të ndërmerrte një fushatë klandestine në rrjetet sociale kineze, për të kthyer opinionin publik kinez kundër qeverisë së vet.

Zbulimin e bëjnë 3 ish-zyrtarë të lartë me dijeni mbi operacionin tejet të klasifikuar.

Ata thonë për agjencinë e lajmeve Reuters se CIA krijoi një ekip të vogël operatorësh të cilët përdornin identitete të rreme për të shpërndarë narrative negative mbi qeverinë e Xi Jinping, ndërsa i zbulonin gjithashtu informacione denigruese të inteligjencës për media të ndryshme përtej oqeanit.

Përpjekja e cila ka nisur në vitin 2019 nuk ishte raportuar më herët dhe u dënua ashpër nga Kina. Lajmi mbi nismën e CIA-s tregon se si qeveria amerikane përdor hapësira të opinionit publik dhe platforma mediatike si armë për të përhapur informacione të rreme dhe për të manipuluar opinionin publik ndërkombëtar.

Gjatë dekadës së fundit, Kina ka zgjeruar me shpejtësi ndikimin global përmes ujdive ushtarake, tregtare dhe të biznesit me vendet e zhvilluara. Burimet thonë për Reuters, se ekipi i CIA-s promovoi pretendimet se anëtarë të partisë komuniste në pushtet po fshihni para të pista përtej detit dhe akuzat se nisma “Një brez, një rrugë”, e Pekinit, që financon projekte infrastrukturore nëpër botë ishte e korruptuar dhe shpërdoruese.

Edhe pse zyrtarët amerikanë refuzojnë të japin detaje specifike mbi operacionet, ata thonë se narrativa denigruese bazohej në fakte, edhe pse të nxjerra në mënyrë sekretë nga agjentë të CIA-s.

Përpjekjet brenda kinës synonin të nxisnin paranojë mes udhëheqësve të lartë atje, duke detyruar qeverinë të zgjeronte resurset në kërkim të spiunëve të mundshëm në internetin e kontrolluar rreptësisht nga regjimi. “Deshëm që ata të ndiqnin fantazmat”, tha një prej ish zyrtarëve. 

Chelsea Robinson, një zëdhënëse e CIA-s, nuk pranoi të komentojë mbi ekzistencën e programit të ndikimit, qëllimet ose ndikimet e tij, shkruan Reuters.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se lajmet për iniciativën e CIA-s tregojnë se qeveria amerikane përdor "hapësirën e opinionit publik dhe platformat mediatike si armë për të përhapur informacion të rremë dhe për të manipuluar opinionin publik ndërkombëtar".

Operacioni i CIA-s erdhi si përgjigje ndaj viteve të përpjekjeve agresive të fshehta të Kinës që synonin rritjen e ndikimit të saj global, thanë burimet.

Gjatë presidencës së tij, Trump bëri një përgjigje më të ashpër ndaj Kinës sesa paraardhësit e tij. Fushata e CIA-s sinjalizoi një kthim në metodat që shënuan luftën e Uashingtonit me ish-Bashkimin Sovjetik. "Lufta e Ftohtë është kthyer," tha Tim Weiner, autor i një libri mbi historinë e luftës politike.

donald trump kina cia raporti sekret

Lini një Përgjigje