
Zbardhjen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku u gjet trupi i djegur i një 82-vjeçari mbrëmjen e së premtes në Ano Liosia.
Hetimet nga policia dhe provat e para të ekspertizës mjeko-ligjore, zbuluan se djali 59-vjeçar i të moshuarit nuk është autor i ngjarjes.
Ndaj tij nuk konstatohet asnjë vepër penale pasi ekspertiza zbuloi se i moshuari ndërroi jetë për shkaqe patologjike.
Lëndimet në trupin e 82-vjeçarit janë pas vdekjes dhe me gjasë janë bërë kur kufoma është transportuar në oborr nga djali i tij, para se t’i vinte flakën për ta djegur.
Mjeku ligjor i cili bëri autopsinë e trupit të 82-vjeçarit, bëri me dije se i moshuari ka ndërruar jetë të paktën një muaj më parë.
“Plagët në trup janë pas vdekjes, ndaj është shumë e vështirë të akuzohet për vrasje. 59-vjeçari ka copëtuar trupin me sëpatë dhe sharrë dhe më pas i ka hedhur pjesët në koshin e plehrave pranë shtëpisë së tij.
Pjesët e trupit të tij, një kokë dhe këmbë u gjetën në një kosh plehrash pranë shtëpisë në rrugën Agamemnonos 52. Djali 59-vjeçar u akuzua për veprën penale të mosgjetjes së trupit të pajetë, kallëzimit të rremë në organet kompetente dhe armëmbajtjes pa leje. Ai u referua për t’u gjykuar në Autoforos. Në kushtet e tij mund të kërkohet një vlerësim psikiatrik.
59-vjeçari dyshohet se ka thënë në Polici se i ati i ka vdekur, nuk e ka duruar erën, e ka nxjerrë jashtë dhe i ka vënë flakën. Kur u pyet nëse e kishte copëtuar, ai pohoi se në një moment i janë shkëputur gjymtyrët.
Mbrëmjen e së premtes, policia e gjeti 82-vjeçarin të djegur në një dyshek të djegur në oborr dhe pranë tij ishte djali i tij 59-vjeçar, i cili dukej se vuante nga probleme psikologjike, foli në mënyrë të pakuptueshme dhe fillimisht deklaroi se babai vdiq dhe e dogji sepse nuk kishte para për t’i bërë varrimin.
Lini një Përgjigje