TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2023, 18:59

Xi Jinping dhe Putinin i bashkon armiqësia ndaj "kolektivit" të demokracive liberale

Shkruar nga Barbara Stefanelli
Xi Jinping dhe Putinin i bashkon armiqësia ndaj "kolektivit"
Vladimir Putin Xi Jinping

Pekini i rikthehet konfliktit Lindje-Perëndim. Demokracitë liberale “mbeten” tek vullneti për të ndjekur interesat me forcën e ligjit, dhe jo me ligjin e forces…

“Situata ndërkombëtare është në një pikë kthese. Dy erëra fryjnë në sot botë, era lindore dhe era perëndimore. Mendoj se era lindore po mbizotëron.” 

Këto janë fjalët e një lideri kinez që viziton Moskën: ato u shqiptuan nga Mao Ce Duni, në vitin 1957.

Editorialisti Gideon Rachman i kujtoi ato, në Financial Times, në një artikull kushtuar një vizite në Kremlin të një udhëheqësi tjetër kinez, 66 vjet më vonë. 

"Lindja po rritet dhe Perëndimi po bie" është kjo një frazë e përsëritur në fjalimet e fundit të Xi Jinping. Si dhe: "Vendet perëndimore kanë zbatuar një aksion frenimi, rrethimi dhe represioni kundër nesh". 

Fryma antagoniste e pasardhësit të Maos jehoi në mbylljen e samitit rus midis dy "miqve pa kufi", me vetëpërkufizim.

Xi dhe Putin u shfaqën pothuajse krah për krah, të ndarë nga një tavolinë në formën e një mini katrori ​​50 centimetra në secilën anë. E vogël si një tabelë shahu ku të luhet loja e madhe e përballjes- përplasjes me “Perëndimin kolektiv”, siç i pëlqen Rusisë ta quajë sistemin e demokracive liberale. Dhe e gjithë kjo ndodhi pak orë pas lajmit për fletarrestin për krime lufte të lëshuar nga Gjykata Penale në Hagë kundër presidentit pushtues. 

Pra, a po na kthen prapa ky mars i 2023, drejt një shtrirjeje frontale Lindje-Perëndim që dekada të tëra diagonalesh diplomatike dhe tregtare ishin përpjekur ta "fshinin"? Apo, edhe më keq, a duhet t'i frikësohemi një përshkallëzimi, tashmë të evokuar nga ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, me Pekinin që ka lënë mënjanë kujdesin e marrëdhënieve të tij dypalëshe për të sfiduar Amerikën në rolin e ndërmjetësit të krizave globale?

Është e vërtetë se dy ngjarje përçarëse kanë ndodhur paralelisht në javët e fundit. 

Në Perëndim u përcaktua aktakuza e Vladimir Putinit, i akuzuar për dëbimin e rreth 600 të miturve, të moshës 4 muaj deri në 17 vjeç, të marrë nga shkolla dhe jetimore të vendosura në zonat e pushtuara në Ukrainë me qëllim "rusifikimin" e tyre. Edhe nëse është e vështirë të imagjinohen efektet e menjëhershme të këtij akti të parë të drejtësisë ndërkombëtare, të nënshkruar nga 123 vende, Cari vazhdon të mbetet i etur për territore dhe lavdi. 

Ndërkohë, në Lindje, tandemi autokratik shpalli "thellimin e partneritetit strategjik për epokën e re", i destinuar të gjenerojë "ndryshime të papara në njëqind vjet". Dhe ai depozitoi, në atë tryezë të rrethuar nga flamujt tepër të mëdhenj të Rusisë dhe Kinës, një plan paqeje prej 12 pikash që do t'i komunikohej Kievit.

Një plan shumë i thjeshtë, pothuajse rudimentar, i cili synon ndërprerjen e armiqësive sipas modelit korean. 

Plani është një kokërr rëre, e cila synon të rrëshqasë mes marsheve të frontit anti-Putin për të bllokuar funksionimin e tij, 13 muaj pas frikës dhe shtysës së dimrit 2022.

Duke u rikthyer në erë e të kundërtave që imagjinoi Mao - dhe Xi e mbajti të shënuar në hartën e tij. 

Nga ana tjetër ne besojmë në drejtësinë e gjykatave mbikombëtare të afta për të shtrirë sundimin e ligjit, por nuk e kemi ndërprerë furnizimin me armë dhe municione për ukrainasit e rrethuar.

Përballë spektaklit të dy regjimeve - thellësisht të ndryshme dhe në realitet shpesh të largëta, por tani kaq të bashkuar nga armiqësia ndaj "kolektivit" demokratik - nuk ka asnjë "mendim të vetëm" pro luftës për të zgjatur konfliktin në Ukrainë. 

Perëndimi i qaset arsyes politike për të ndjekur interesat me forcën e ligjit, dhe jo me ligjin e forcës. /Përgatiti Pamfleti

 

pekini moska lindje perëndim xi jinping putin demokracitë liberale

Lini një Përgjigje