TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2023, 07:14

“Vuçiç ik”, protesta masive në Beograd kundër regjimit të presidentit serb (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Vuçiç ik”, protesta masive në Beograd

Dhjetëra mijëra qytetarë serbë janë mbledhur dje para Kuvendit të Serbisë në protestën e radhës “Serbia kundër dhunës”.

Pjesëmarrësit e protestës kanë dërguar mesazhin “Vuçiç, ik” duke mbajtur edhe imazhin e tij.

Protesta e pestë “Serbia kundër dhunës” u mbajt para Kuvendit të Serbisë.Pamjet kundër regjimit aktual ishin masive, të treguara nga pamjet e marra me dron nga mediumi “N1”

Në këtë protestë folës ishin edhe figura të njohura për publikun serb.  

Presidenti i Serbisë u ka dërguar një video-mesazh qytetarëve të Serbisë menjëherë pas përfundimit të protestës “Serbia kundër dhunës”.Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, ai tha se është koha të bashkohemi që vendi ynë të ecë përpara.

Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve në Serbi, pavarësisht dallimeve, të bashkohen sepse ne mund të ecim përpara vetëm së bashku. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by n1srbija (@n1srbija)

protesta masive në beograd vuçiç

Lini një Përgjigje