TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2023, 16:14

Thellohet bilanci i tragjedisë në Indi, 288 të vdekur dhe mbi 850 të plagosur nga përplasja e trenave

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet bilanci i tragjedisë në Indi, 288 të vdekur dhe mbi 850

Thellohet bilanci i tragjedisë në Indi, ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas mediave ndërkombëtare, kanë humbur jetën 280 persona ndërsa 850 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi rreth 130 milje në jugperëndim të Kalkutës, në rrethin Balasore të Odishës, rreth orës 19:00 me orën lokale të së premtes.

Ky është aksidenti hekurudhor më vdekjeprurës i vendit në më shumë se dy dekada.

Personat përgjegjës do të "dënohen rreptësisht", ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi.  Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si të “dhimbshëm".

Ai takoi gjithashtu të plagosurit dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte "asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e tyre".

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave.

india aksident tren

Lini një Përgjigje