
Me mijëra qytetarë serbë kanë zbritur sërish në shesh duke kërkuar largimin e Aleksadër Vuçiç.
Protesta u zhvillua në kudër të serisë së tubimeve pas tragjedive që tronditën vendin ku mbetën të vrarë 18 persona nga incidentet me armë zjarri.
Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”.
"Serbia u ngrit për një të ardhme pa dhunë dhe tani nuk ka kthim prapa. Kërkojmë që të gjitha kërkesat të plotësohen menjëherë. Sot solidariteti ndihet në të gjitha fushat e shoqërisë sonë dhe nga kjo krizë mund të dalim vetëm së bashku duke mos u tërhequr nga sulmet e regjimit. E gjithë shoqëria jonë ka qenë e përlotur prej javësh, dhe me të drejtë. Ndodhi një tragjedi e madhe, por tani është koha për të marrë vendime që të mos lejojnë që ajo të përsëritet. Deri në fitore”, tha një prej organizatorëve të protestës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje