TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 22:11

Vuçiç: Perëndimi nuk do na pyesë ne, do ta sjellë gati statutin për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç: Perëndimi nuk do na pyesë ne, do ta sjellë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se shumë shpejt perëndimi do të dalë me një tekst për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne as do të pyetemi fare për atë”, u shpreh Vuçiç.

Ai shtoi se e pret një presion të jashtëzakonshëm në ditët në vijim.

“Pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mos përmbushjen e pritshmërive të tyre”, tha Presidenti serb.

Më tej, Vuçiç tha se e gjithë e dinë se kush po tenton të përshkallëzojë situatën dhe kush dëshiron luftë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se po kërkon konflikt.

presidenti vucic asociacioni perendimi

Lini një Përgjigje