Forcat ruse kanë sulmuar një restorant në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Ka ndodhur në Kramatorsk, në rajonin lindor të Ukrainës. Një gazetar i pavarur në terren, tha se ai ishte në restorantin e picave RIA 10 minuta para se të goditej me raketa ruse.
Arnaud De Decker tha se një orë pas shpërthimeve, ai mund të dëgjonte ende "njerëzit që bërtisnin nën rrënoja".
Sipas autoriteteve, deri tani janë raportuar 2 person, ndërsa 22 janë plagosur. Në një imazh të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, një burrë qëndron përpara ndërtesës së shkatërruar me kokën e mbështjellë me një fashë dhe me gjak në xhinse.
Lini një Përgjigje