TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 22:09

Nga avioni privat, te jahti luksoz dhe makinat e shtrenjta, zbulohet pasuria marramendëse e Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti

Nga avioni privat, te jahti luksoz dhe makinat e shtrenjta, zbulohet pasuria

Tani Prigozhin është i detyruar të jetojë në një hotel me tre yje me një buxhet prej 50 paundësh nata në kryeqytetin Minsk...

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është detyruar të emigrojë jashtë Rusisë, ndërsa kompania e tij mercenare po shpërbëhet. Por nisja e një jete të re në Bjellorusi duket se nuk do të jetën një problem për të, pasi Prigozhin është i kamur në para.

Komandanti i pamëshirshëm i luftës Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Vladimir Putin gjatë fundjavës, vlerësohet të jetë një miliarder me pasuri të madha dhe shumë asete të çmuara. Pasuria e tij personale llogaritet deri në 2 miliardë paund.

Nga avioni privat, te jahti luksoz dhe makinat e shtrenjta, zbulohet pasuria

Ndërkohë falë punëve të pista të tij në korridoret e pushtetit të Kremlinit, familja e tij kuptohet se ka akses në një pasuri edhe më të madhe.

Sipas asaj që raportohet, familja Prigozhin jeton në një pallat me vlerë 7.5 milionë puand. Gjithashtu flitet se Prigozhin zotëron një jaht super luksoz, 36 metra të gjatë të quajtur, St Vitamin dhe kap një vlerë prej 4.5 milionë paundësh. Për një njeri me aq shumë resurse dhe pasur nuk mund të mungonte dhe avioni privat i tipit Hawker 800, që kap një vlerë prej 3 milionë paundësh.

Nga avioni privat, te jahti luksoz dhe makinat e shtrenjta, zbulohet pasuria

Ai madje është i fiksuar pas makinave antike dhe thuhet se zotëron disa me vlera miliona paund, një nga ato me të cilat ai mburret më shumë është një Lincoln Continental e vitit 1975.

Nga avioni privat, te jahti luksoz dhe makinat e shtrenjta, zbulohet pasuria

Por etja e tij për më shumë duket se i dha fund perandorisë së ngritur prej vitesh, pasi Kremlini mund t'i konfiskojë asetet. Gjithashtu e paqartë se çfarë do të ndodhë me familjen e Prigozhin dhe nëse ata do t'i bashkohen atij në BjellorusI. Ndërkohë tani Prigozhin është i detyruar të jetojë në një hotel me tre yje me një buxhet prej 50 paundësh për natën në kryeqytetin Minsk./TheSun

prigozhin wagner pasuria

Lini një Përgjigje