TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2025, 08:36

Vuçiç nis “terrorin” ndaj protestuesve, persona të maskuar masakrojnë me shkop bejsbolli tre studentë në Novi Sad!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç nis “terrorin” ndaj protestuesve, persona

Një tjetër incident është shënuar në protestën e studentëve në Serbi mbrëmjen e djeshme. Siç raportojnë mediat serbe, disa studentë të të Fakultetit Filozofik në Novi Sad, janë sulmuar me shkopinj  bejsbolli nga disa persona të paidentifikuar.

Një vajzë mësohet se është dërguar me urgjencë në spitali, pasi ka marrë dëmtime të rëndë në kokë dhe në trup.

Sonte rreth orës tre janë sulmuar fizikisht studentët në Novi Sad. Një vajzë është lënduar rëndë, aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike të Vojvodinës, nofulla e saj është e dislokuar dhe ka lëndime në të gjithë trupin, ka ende disa nxënës me lëndime të lehta fizike”, thuhet në njoftim e studentëve.

Ata pretendojnë se katër burra me shkopinj bejsbolli kanë rrahur brutalisht një grup studentësh që po ngjisnin disa afishe në ambientet e partisë së Vuçiçit.

Një djalë dhe një vajzë nga Fakulteti i Mjekësisë kanë ngjitur një afishe në një kosh plehrash para ambienteve të SNS-së, më pas dy persona të panjohur me prerje flokësh të shkurtër dhe trup të fortë kanë dalë nga ambientet e SNS dhe kanë sulmuar menjëherë të riun. E kanë kapur për jakën dhe kanë filluar ta mbytin, vajza ka arritur ta regjistrojë në telefonin e saj, pas së cilës persona të panjohur i kanë marrë telefonin dhe e kanë fshirë videon. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë arritur të shkëputen dhe të vrapojnë, por sulmuesit, pas një udhëtimi të shpejtë në ambientet e SNS-së, janë kthyer dhe kanë filluar t'i rrethojnë, fillimisht në këmbë, më pas me një makinë Chevrolet kur për pak kanë goditur dy studentë”, shprehen studentët.

Sipas nxënësve të sulmuar, të njëjtët dy persona me dy të tjerë dhe shkop bejsbolli kanë sulmuar një grup tjetër nxënësish pranë shkollës fillore “Petefi Sandor”.

Lini një Përgjigje