TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2025, 15:06

Vuçiç dorëzohet përballë protestave, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti
Vuçiç dorëzohet përballë protestave, Serbia shkon
Alaksandar Vuçiç

Pas muajsh protestash masive në rrugët dhe sheshet e Serbisë, Aleksandar Vuçiç është detyruar të pranojë kërkesën e opozitës dhe studentëve, duke shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare për vitin 2026. Një hap i jashtëzakonshëm për një lider që tradicionalisht i ka sfiduar valët e pakënaqësisë popullore.

Shpallja e zgjedhjeve vjen vetëm pak ditë pas nisjes së një nisme të gjerë nga studentët për mbledhjen e firmave në të gjithë vendin. Por edhe pse u dorëzua në aspektin formal, Vuçiç nuk e fshehu ashpërsinë ndaj kundërshtarëve, duke i akuzuar ata për tentativë për të kthyer Serbinë në një “Maidan”, në referencë me revolucionin ukrainas.

Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë. Ata donin të krijonin një Maidan. Kjo nuk është mënyra për të ardhur në pushtet,” tha Vuçiç.
Sipas tij, opozita ka organizuar mbi 25,000 tubime të paligjshme, ka bllokuar rrugët dhe ka synuar përplasje me qëllim destabilizimin e vendit.

Në të njëjtën fjalim, Vuçiç u ndal edhe te zgjedhjet në veriun e Kosovës, ku përgëzoi serbët për “guxim dhe qëndresë” ndaj, siç tha ai, “makinerisë së Kurtit”.

Ata janë heronj të vërtetë. Meritojnë më shumë ndihmë financiare nga shteti serb,” deklaroi ai, duke përsëritur linjën nacionaliste të mbështetjes ndaj komunitetit serb jashtë kufijve.

Vuçiç shigjetoi opozitën për qëndrimet kontradiktore në raport me Kosovën, duke thënë se një pjesë kërkon njohje, ndërsa tjetra kërkon luftë. Ai i cilësoi si “pa asnjë politikë serioze dhe të pjekur”.

“S’kanë program, s’kanë ide. Njerëzit do ta kuptojnë këtë dhe do të zgjedhin jetën normale, jo aventurat politike,” tha ai.

Ky zhvillim sinjalizon një moment kritik për Serbinë, ku presioni shoqëror dhe përçarja politike po e detyrojnë pushtetin të lëshojë terren. Zgjedhjet e vitit 2026 pritet të jenë një test real për mbështetjen që Vuçiç dhe aleatët e tij kanë ende në terren.

“oreshnik” rusi bjellorusi

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Serbia mund te kete lufte po zgjedhje jo ne serbi serbiado ndahete territorial

    Lini një Përgjigje