TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2025, 13:50

Aksidentohet teleferiku në Piemonte të Italisë, 6 të plagosur dhe mbi 100 të bllokuar në lartësi

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohet teleferiku në Piemonte të Italisë, 6 të

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 30 dhjetorit në impiantin e teleferikut në Macugnaga, në rajonin e Verbano-Cusio-Ossola në Piemonte të Italisë, ku janë raportuar gjashtë të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur, dhe mbi njëqind persona të bllokuar në lartësinë prej 2.800 metrash në Monte Moro.

Ngjarja ndodhi pasi kabina e teleferikut mbërriti me shpejtësi të papërballueshme në stacionin e sipërm dhe u përplas me barrierat mbrojtëse. Pistat e skive u mbyllën menjëherë dhe impianti u pezullua. Viktimat e incidentit nuk janë në rrezik për jetën dhe u morën menjëherë në kujdes mjekësor falë pranisë rastësore të një mjeku dhe një infermieri në zonë. Ata po evakuohen me helikopterë të emergjencës shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të Guardia di Finanza për të organizuar evakuimin e mbi 94 personave të tjerë që ndodhen në stacionin e poshtëm të teleferikut. Ata nuk janë lënduar, por janë bllokuar dhe po transportohen gradualisht me helikopterë drejt zonës së sigurisë.

Administratori i kompanisë që menaxhon impiantin, Filippo Besozzi, ka deklaruar se bëhet fjalë për një "defekt teknik", duke sqaruar se kabina nuk ngadalësoi mjaftueshëm gjatë hyrjes në stacion. Ai shtoi se vetëm një person ka marrë dëmtime në krah, ndërsa të tjerët kanë pësuar gërvishtje të lehta.

Ky impiant teleferiku daton që nga viti 1962, por kishte kaluar një proces të thellë rinovimi në fillim të vitit 2023, ku u zëvendësuan motorët, rrotat dhe kabinat. Investimi kapte vlerën e 2 milionë eurove, nga të cilat 1.8 milionë u financuan nga Rajoni i Piemontes dhe 200 mijë nga Komuna e Macugnaga.

 

itali teleferik aksident

Lini një Përgjigje