
Vrasësi i Caroline Crouch ka nisur një procedurë për tu liruar nga burgu.
Babis Anagnostopoulos , 34 vjeç, vrau gruan e tij të lindur në Britani, Caroline , 19 vjeç, përpara se të organizonte një skenë krimi duke lidhur veten dhe duke vrarë qenin, në shtëpinë e tyre në Greqi. Ai tentoi të mbulonte vrasjen si një skenë grabitjeje, ku bashkëshortja e tij mbeti viktimë nga një grup që tentoi t’i grabiste.
Vajza e çiftit, Lydia, u gjet pranë trupit të pajetë të nënës së saj, e vendosur atje nga babai vrasës. Krimi ndodhi në maj 2021.
Ai pretendoi se grabitësit e kishin mbytur për vdekje nënën e një fëmije, por policët shpejt zbuluan se ai ishte vrasësi i vërtetë.
Vrasësi që atëherë ndodhet në burg pasi është dënuar me 27 vjet burg.
Por sot, avokati i vrasësit njoftoi qëllimin e klientit të tij për të paraqitur një apel kundër gjykatës në një përpjekje të dëshpëruar për liri.
"Çdokush ka të drejtën për një gjykim të drejtë. Le të ketë një të tillë në mënyrë që ajo që nuk është dëgjuar në gjykatën e shkallës së parë të mund të dëgjohet", tha avokati.
Ai deklaroi se vrasësi "lexon shumë dhe punon në mensën e burgut" dhe nuk duhet të ndëshkohet për një krim "që nuk ka qenë kurrë i paramenduar".
Caroline u njoh me Anagnostopoulos kur ishte vetëm 15 vjeç në ishullin grek të Alonisos dhe të dy u martuan vetëm tre ditë pasi ajo mbushi 18 vjeç.
Crouch, iu nënshtrua “një vdekjeje të gjatë dhe të dhimbshme”, sipas një mjeku ligjor shtetëror që ekzaminoi trupin e saj disa orë pas incidentit më 11 maj 2021.

Ekipi ligjor i pilotit pretendon se asnjë rrethanë lehtësuese nuk është marrë parasysh në gjyqin e mëparshëm.
Avokatët e Anagnostopoulos më parë argumentuan se ai kishte vepruar “nën nxehtësinë e momentit” pas një grindjeje.
Ai gjithashtu argumenton se familja e tij ishte vënë në shënjestër nga një bande shqiptare, ndërsa ishte kërcënuar se vajza e vogël, Lydia, do të rrëmbehej.
Ka dyshime se Anagnostopoulos vrau gruan sepse ajo e kishte kërcënuar se do ta linte nëse ai do të vazhdonte trafikimin e drogës. Akuza u bë në mediat greke nga babai i 19-vjeçares së vrarë.
Ai pretendoi se piloti i burgosur i kishte rrëfyer të gjitha në një letër të daktilografuar që i kishte dërguar.
Vdekja e Caroline bëri bujë në të gjithë botën, ndërsa nëna e re u gjet e vrarë brutalisht pranë vajzës së saj 11-muajshe, Lydia.
Anagnostopoulos vazhdoi të pretendonte se gruaja e tij ishte viktimë e një bande të pamëshirshme që hyri me forcë në apartamentin e tyre në periferi të Athinës.
Ai luajti rolin e burrit të pikëlluar për 37 ditë, duke qarë me gazetarët, teksa vizitonte varrin e gruas së tij dhe madje duke ngushëlluar prindërit zemërthyer të Caroline.
Lini një Përgjigje