TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 21:44

Vrasja tragjike në Shkup, shpallet në kërkim ndërkombëtar “koka” e grupit që ekzekutoi 14-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja tragjike në Shkup, shpallet në kërkim

Personi që dyshohet se shkrepi pistoletën me të cilën u ekzekutua 14-vjeçarja në Shkup është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u filmua teksa arriti të ikë në Serbi dhe për këtë arsye është vënë në lëvizje Interpoli.

“Ljupço Palevski i lindur më 12.12.1964 në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit të lëshuar XV KO nr.3047/23 nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Pas tij, MPB-ja ka lëshuar menjëherë fletarrest qendror, por nga sonte është lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar, që do të thotë se në kërkim është përfshirë edhe Interpoli.

Palco së bashku me avokatin e tij u larguan nga Maqedonia, shkuan në Serbi dhe më pas në Bullgari. Por Ministria e Brendshme bullgare nuk ka informacion se ai ndodhet në territorin e Bullgarisë, raportojnë mediat bullgare.

Ai përmendet si organizator dhe autor i vrasjeve të 14-vjeçares Vanja Gjorçevski dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Lini një Përgjigje