TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 15:28

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, zbardhen detaje si e mori vesh e ëma dhe arratisja e autorit pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, zbardhen detaje si e mori vesh e

Të tjera detaje kanë dalë nga rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjeçares Vanja Gjorqevska në Shkup që ka tronditur mbarë opinionin publik. Rasti bëhet edhe më i rëndë pasi në këtë krim dyshohet se është përfshirë babai i saj.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut doli sot në një konferencë për median ku tha se rrëmbimi ishte kryer me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës.

“Një nga personat, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas informatave të para, të një anëtari të familjes, e ka kryer e ka organizuar kryerjen e veprës penale, me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës, nga çka të gjithë të përfshirët do të kishin përfitime të parave, respektivisht përfitime materiale”, tha ministri Oliver Spasovski.

Vajza ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në shkollë kur dy persona e kanë rrëmbyer dhe e kanë futur në bagazhin e Citroen të lidhur me këmbë e duar. Ata kanë qenë të shoqëruar nga një makinë tjetër.

Vajza pasi është rrëmbyer është nxjerrë jashtë Shkupit ku është vrarë dhe u gjet trupi i pajetë, disa ditë më pas më 3 dhjetor.

“Ka qenë kujdestarja e klasës së Vanjës e cila ka marrë në telefon mamanë e adoleshentes për ti treguar se e mitura nuk ishte paraqitur në shkollë”, tha gazetari nga Maqedonia e Veriut, “Report Tv”.

Më pas e ëma ka bërë menjëherë denoncimin dhe ka nisur operacioni i kërkimit deri më 3 dhjetor kur policia zbuloi trupin a pajetë të viktimës dhe ka arrestuar 5 persona si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë.

Organizatori kryesor dhe personi që dyshohet se me pistoletë në ora 10:00 të datës 27 nëntor, kreu vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorqevska në Shkup, është Lupço Palevski i cili është në arrati. Sipas të gjitha gjasave ai ka vrarë edhe 74-vjecarin nga Velesi i cili u zhduk më 24 nëntor.

Mevludin Imeri thotë se ndaj tij është firmosur urdhërarresti.

Palevski është arratisur nga Maqedonia e Veriut përmes Beogradit ka shkuar në Bullgari ku i humbën gjurmët.

vrasje detaje maqedonia e verit

Lini një Përgjigje