TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 13:23

E krahasojnë me Hitlerin, Vuçiç humb mbështetjen e serbëve në zgjedhjet elektorale

Shkruar nga Pamfleti

E krahasojnë me Hitlerin, Vuçiç humb mbështetjen e

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka marrë një lumë kritikash nga kundërshtarët dhe komentatorët në Serbi.

Krahasimi i tij me Hitlerin nga gjuha e ngjashme e trupit, duket se po i kushton shumë në zgjedhjet elektorale të Serbisë.

Imazhe të shumta po shfaqen në rrjetet sociale, ku ai shihet i montuar në krahasime me diktatorin famkeq Adolf Hitler. 

Serbi i njohur Milorad Terziç e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin. Terziç shkëput nga fjalimet fragmente identike me Vuçiç dhe Hitler.

“Një popull, një perandori, një udhëheqës”, ka shkruar Terziç në përshkrimin e videos.

Krahasimit tjetër i është bashkuar dhe kompozitori i njohur në Serbi, Zvonimir Tot i cili vë në dukje gjestet krejtsisht të ngjashme të Presidentit të Serbisë me Adolf Hitler.

Të tilla kritika e kanë ulur Vuçiç në sondazhet e zgjedhjeve elektorale, pa lënë pas dhe skandalet e ndryshme dhe sulmin në Banjskë. 

hitler vucic serbe zgjedhje elektorale

Lini një Përgjigje