TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2023, 13:10

Me lot në sy dhe me kokën ulur, shokët e klasës i japin lamtumirën 14-vjeçarës që u vra në Shkup

Shkruar nga Pamfleti

Me lot në sy dhe me kokën ulur, shokët e klasës i japin

Shokët e klasës përcollën, me lot në sy dhe me kokën ulur, për në banesën e fundit Vanja Gjorçevskën, vajzën 14-vjeçare nga Shkupi e cila u vra më 27 nëntor. Nëna dhe qytetarët e thjeshtë kanë pritur në radhë para shkollës “Johan Heinrik Pestalozzi” në Qendrën e Shkupit për të shkruar lamtumirën e fundit në librin e zisë që u hap për të nderuar Vanjën e vogël.

Një foto e mbuluar me shirit të zi, ishte vendosur në një tavolinë përpara hyrjes së shkollës.

Drejtoresha e Pestalozzi-t, Katerina Atanasova, nuk ka dashur të bëjë deklarata për media, ndërsa sigurimi i shkollës ndaloi mediat.

“Vanja na la,” tha një mësues i cili ka qenë kujdestari i saj nga klasa e parë në të tretën. Ai tha se Vanja ishte një vajzë e qetë dhe e dashur.

Trupi i Vanjës u gjet i varrosur së bashku me një të moshuar 74-vjeçar, i cili ishte vrarë në 24 nëntor. Makina e tij u përdor për të rrëmbyer të miturën.

Sipas MPB-së, nga masat operative të ndërmarra është konstatuar se Vanja është marrë me automjet nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në pyetje është konstatuar se ajo është vrarë në të njëjtën ditë pra në 27 nëntor 2023 rreth orës 10:00.

Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastije në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë dhe makina, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve

Prokuroria ka dhënë urdhra për tu kryer autopsia në trupat e viktimave si dhe po kryhen kontrolle në dy lokacionet ku u gjetën viktimat.

vanja gjorçevska maqedonia veriut

Lini një Përgjigje